LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi fiton me rikthim ndaj Pejës dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Bashkimi fiton me rikthim ndaj Pejës dhe kualifikohet në gjysmëfinale
(Foto: Basketbolli.com)

Bashkimi është gjysmëfinalisti i fundit në Superkupën e Kosovës, pasi me rikthim nga minus 15 pikë ka mundur Pejën me rezultat 69-73 (30:15, 10:17, 21:19, 8:22), ku të premten do të përballet me Trepçën.

Pejanët e nisën ndeshjen më mirë, me një seri shumë të suksesshme 13:2 dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë bindshëm 30:15. Por, prizrenasit u këndellën në periudhën e dytë, ku arritën të ngushtojnë shifrat në 37:30, kurse pjesa e parë përfundon 40-32.


Portokallezinjtë vazhduan me lojë të mirë dhe ngushtuan shifrat minimalisht në 40:39, por verdhezinjtë sërish u shkëputën dhe shifrat pas 30 minutash ishin 61:51.

Megjithatë, asgjë nuk kishte përfunduar, pasi prizrenasit rikthehen furishëm në dhjetë minutat e fundit dhe shkrin epërsinë e tyre e në momentet vendimtare ishin më të vëmendshëm, duke triumfuar 69-73.

Te Peja më i miri ishte Isiah Umipig me 21 pikë, kurse te Bashkimi me i dalluari ishte Prentiss Nixon me 16 pikë, 11 kërcime e gjashtë asistime.

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori