LAJMI I FUNDIT:

Basketbollistja amerikane, Brittney Griner lirohet nga burgu pas shkëmbimit të të burgosurve me rusin e njohur si “Tregtari i vdekjes”

Basketbollistja amerikane, Brittney Griner lirohet nga burgu pas shkëmbimit të të burgosurve me rusin e njohur si “Tregtari i vdekjes”

Basketbollistja amerikane, Brittney Griner është liruar nga burgu pas një shkëmbimi të të burgosurve mes ShBA-ve dhe Rusisë, ka thënë një zyrtar amerikan.

Griner ishte burgosur në Rusi pasi u ndalua dhe u dënua në muajin gusht me nëntë vjet burg.


Amerikania u arrestua në shkurt kur agjentët doganorë thanë se gjetën bombola të ‘vape’ që përmbanin vaj kanabisi në bagazhin e saj në aeroportin Sheremetyevo të Moskës.

Brittney Griner

Ajo u lirua në këmbim të tregtarit të dënuar rus të armëve Viktor Bout, i cili njihet si “Tregtari i vdekjes”.

Presidenti Joe Biden ka thënë se ai ka folur me zonjën Griner dhe se ajo është “e sigurt” dhe “në rrugën e saj për në shtëpi”.

Shkëmbimi u bë në aeroportin e Abu Dhabit, sipas Ministrisë së Jashtme ruse.

Për gati dy dekada, Bout ishte njëri nga tregtarët më famëkeq të armëve në botë, duke u shitur armë shteteve mashtruese, grupeve rebele dhe kryekomandantëve vrasës në Afrikë, Azi dhe Amerikën e Jugut.

Viktor Bout, i njohur si ‘Tregtari i vdekjes’

Që nga kapja e tij në një aksion të hollësishëm amerikan, shteti rus ka qenë i etur për ta rikthyer atë.

Autorizimi i Biden për të liruar Bout nënvizon presionin në rritje me të cilin është përballur administrata e tij për të sjellë zonjën Griner. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në

Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në "Zahir Pajaziti"

Superliga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Nutricionisti i Tyson Fury zbulon sekretin që e bëri atë të kthehet në formë për gjashtë muaj

Nutricionisti i Tyson Fury zbulon sekretin që e bëri atë të kthehet në formë për gjashtë muaj

Boks
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Skuadra e La Ligës i ofron lojtarit 'kontratën më të gjatë në histori' vetëm disa ditë pasi ylli njoftoi largimin

Skuadra e La Ligës i ofron lojtarit 'kontratën më të gjatë në histori' vetëm disa ditë pasi ylli njoftoi largimin

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Kalo në kategori