LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Samiti ngjarje e jashtëzakonshme, Evropa do ta kuptojë se Rama është kreu i meduzës së drogës e krimit të organizuar

Berisha: Samiti ngjarje e jashtëzakonshme, Evropa do ta kuptojë se Rama është kreu i meduzës së drogës e krimit të organizuar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për samitin e BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë.

Berisha ka thënë se kjo është një ngjarje e jashtëzakonshme.

“Është një ngjarje e jashtëzakonshme historike për arsyet që vijojnë. Së pari Evropa i bënë të qartë Putinit duke u mbledhur në Tiranë se kjo zonë e ky territor është i saj, dhe se ambiciet e tij në Ballkan janë totalisht të papranueshme. I bënë të qartë Edi Ramës se luhatjet e tij midis hegjemonisë serbo-ruse me Ballkanin e Hapur dhe neotomanizmit të ri marrin fund. Kjo është tokë evropiane e destinuar për anëtarësinë në Bashkimin Evropian, pra nuk mund të mohohet se mesazhi i këtij samiti është i jashtëzakonshëm, ndaj dhe ne e mirëpresim atë”, ka thënë Berisha.


Ai shtoi se ky samit është i bekuar sepse i jep mundësi popullit opozitar t’u tregojë liderëve evropianë dhe atyre të Ballkanit Perëndimor se çfarë fatkeqësie, sipas tij, përfaqëson Edi Rama.

“Çfarë fatkeqësie përfaqëson mikpritësi Edi Rama që ulet në tryezë me ta mbi një karrige që qëndron mbi drogën, krimin dhe votën e vjedhur. Nuk do të kishte rast më briliant sesa ky rast për ti bërë anatominë e plotë, autopsinë e këtij regjimi para 1 mijë gazetarëve të botës dhe udhëheqjes kryesore të Evropës”, tha Berisha.

Berisha shtoi se populli opozitar me zërin e fuqishëm do ti bëjë me dije Evropës se ai që qëndron aty si mikpritës nuk është gjë tjetër veçse kreu i meduzës së vjedhjes së zgjedhjeve, drogës, krimit të organizuar dhe një fantazmë që bredh nga samiti në samit duke mbrojtur interesat ruse në Ballkan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Politikë
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës

Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës

Lajme
Koci: Arrestimi i Rexhepit në Turqi është një keqkuptim i madh që do të sqarohet

Koci: Arrestimi i Rexhepit në Turqi është një keqkuptim i madh që do të sqarohet

Drejtësi
Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Lajme
Tre të lënduar nga një rrahje në Emshir të Prishtinës, gjashtë të arrestuar

Tre të lënduar nga një rrahje në Emshir të Prishtinës, gjashtë të arrestuar

Kronika e Zezë
Rashiqi kundër Kurtit për hapjen e Urës së Ibrit: S’e shoh të arsyeshme të rrezikohet progresi

Rashiqi kundër Kurtit për hapjen e Urës së Ibrit: S’e shoh të arsyeshme të rrezikohet progresi

Lajme
Kalo në kategori