LAJMI I FUNDIT:

Shefja e FMN-së: Rritja ekonomike botërore për vitin e ardhshëm do të jetë nën 2 për qind

Shefja e FMN-së: Rritja ekonomike botërore për vitin e ardhshëm do të jetë nën 2 për qind

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva është shprehur se mundësia që rritja ekonomike botërore të bjerë nën 2 për qind gjatë vitit të ardhshëm po rritet.

Georgieva ka shtuar se kjo do të ndodhë për shkak të efekteve të vazhdueshme të agresionit rus në Ukrainë.


“Bazuar te ajo që shohim te sentimenti i konsumatorëve dhe i investitorëve, është errësuar kohët e fundit”, tha Georgieva.

FMN-ja pritet të përditësojë perspektivën e saj ekonomike në muajin janar.

Në muajin tetor, Fondi uli parashikimin e saj të rritjes botërore për vitin 2023 në 2.7 për qind, krahasuar me parashikimin prej 2.9 për qind në korrik, mes presioneve të shumta nga lufta në Ukrainë, çmimet e larta të energjisë dhe të ushqimeve, inflacioni dhe normat tepër të larta të interesit, duke paralajmëruar se kushtet mund të përkeqësohen ndjeshëm vitin e ardhshëm.

Në atë kohë, FMN vendosi një probabilitet prej 25 për qind që rritja ekonomike botërore do të ishte më e vogël se 2 për qind vitin e ardhshëm – një fenomen që ka ndodhur vetëm pesë herë që nga viti 1970 – dhe tha se kishte një mundësi më të lartë se 10 për qind për një rënie botërore të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Ne jemi të shqetësuar se ky probabilitet mund të rritet pak më tepër”, përfundoi ajo duke përmendur ndikimin që do të ketë “lufta e pakuptimtë” e Rusisë në Ukrainë te ekonomia e Evropës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori