LAJMI I FUNDIT:

Vëllaznimi triumfon ndaj Ponte Prizrenit

Vëllaznimi triumfon ndaj Ponte Prizrenit

Vëllaznimi ka shënuar fitore shumë të vlefshme, duke mundur Ponte Prizrenin me rezultat 74:66 (18:17, 21:9, 18:24, 17:16), në xhiron e 13-të të Prince Caffe Superligës. Kuqezinjtë kanë gjashtë fitore e shtatë humbje, kurse prizrenasit gjashtë fitore e gjashtë humbje.

Çereku i parë i ndeshjes ishte i barabartë, ku të dy skuadrat nuk arritën të shkëputeshin, ndërsa kjo pjesë përfundon 18:17.


Shkëputja më e madhe u bë në periudhën e dytë, ku vendasit dominuan totalisht dhe mysafirët assesi të gjenin lojën e tyre. Skuadra nga Gjakova ngriti epërsinë në 15 pikë, 37:22, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 39:26.

Në periudhën e tretë mysafirët ishin më të mirë, duke ngushtuar epërsinë dalëngadalë, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 57:50.

Prizrenasit u munduan në dhjetë minutat e fundit të rikthehen, por u afruan vetëm në pesë pikë, 71:66, ndërsa ndeshja përfundon 74:66.

Te Vëllaznimi më i miri ishte Jordan Harris me 20 pikë e tri kërcime, kurse te Ponte Prizreni më të mirët ishin Dachon Burke me 25 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime dhe Urim Zenelaj me 18 pikë e nëntë kërcime.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori