‘Gëzuar Krishtlindjet’: 30 vjetori i mesazhit të parë me tekst të dërguar nga një telefon mobil
![‘Gëzuar Krishtlindjet’: 30 vjetori i mesazhit të parë me tekst të dërguar nga një telefon mobil](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/12/127869108_orbitel901-front-mpmb-780x439.png)
Mesazhi i parë me tekst nga telefoni po e feston ditëlindjen e 30-të – ishte i pari ndonjëherë që ishte dërguar tek një telefon mobil nga një inxhinier i Vodafone në Berkshire të Mbretërisë së Bashkuar me 3 dhjetor të vitit 1992.
Ky mesazh ishte dërguar në mënyrë që të testohej teknologjia në fjalë, dhe në atë mesazh shkruhej “Gëzuar Krishtlindjet”. Neil Papworth, e dërgoi mesazhin tek një nga shefat e firmës, Richard Jarvis, i cili në atë moment ndodhej në një festë Krishtlindjesh. Neil nuk pranoi përgjigje.
Telefoni i Jarvis, Orbitel 901, i cili sapo kishte dalë në treg, kishte peshë prej 2.1kg – peshë e përafërt me 12 iPhone 14. Në periudhën më të mirë, përdoruesit e telefonit shkëmbyen miliarda mesazhe SMS – ose Short Message Service – çdo vit, dhe në vitin 2010 fjala “sms” hyri në fjalor, raporton BBC, transmeton Telegrafi.
Ky shërbim përdoret ende, megjithëse platformat e mesazheve të koduara të bazuara në internet si WhatsApp dhe iMessage janë shumë më të njohura.
Sipas Statista, në vitin 2021 brenda Mbretërisë së Bashkuar ka pasur 40 miliardë mesazhe SMS të dërguara, nga 150 miliardë të tilla të dërguara në vitin 2012. Në anën tjetër, ka 100 miliardë mesazhe WhatsApp të dërguara në mbarë botën çdo ditë.
Ndërkaq shërbimi me SMS përdoret ende nga NHS për të dërguar mesazh rikujtues për takime me doktorët, dhe nga disa firma si një formë e vërtetimit të hyrjes, ku dërgohet një sekuencë numrash, sekuencë kjo e cila duhet të futet në faqen e saj të internetit.
Megjithatë, mesazhet SMS nuk janë të enkriptuara, dhe për këtë arsye nuk konsiderohen të sigurta.
Fillimisht, një SMS mund të ishte vetëm tekst, deri në 160 karaktere të gjatë. Koncepti lindi në fillim të viteve 1980, por kaluan pothuajse 10 vjet përpara se një SMS të dërgohej në një pajisje celulare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![OpenAI po teston një motor të ri kërkimi të quajtur SearchGPT](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/b3FxEJVCZYBiCPDJMSjDxK-1200-80-380x233.jpg)
OpenAI po teston një motor të ri kërkimi të quajtur SearchGPT
![Ukraina me sulme kibernetike ndaj Rusisë - shërbimet bankare dhe telekomunikuese pësojnë kolaps](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_1-142-380x233.jpg)
Ukraina me sulme kibernetike ndaj Rusisë - shërbimet bankare dhe telekomunikuese pësojnë kolaps
![Publikohen disa specifika të iPhone 17 Slim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_4-66-380x233.jpg)
Publikohen disa specifika të iPhone 17 Slim
![Përplasen Google dhe Mark Zuckerberg](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_2-95-380x233.jpg)
Përplasen Google dhe Mark Zuckerberg
![Përditësimi i ri i Google Messages do të sjellë filtra të ngjashëm me Snapchat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_24-17-380x233.png)
Përditësimi i ri i Google Messages do të sjellë filtra të ngjashëm me Snapchat
![Kongresistja amerikane hyn në histori, mbajti fjalim duke shfrytëzuar Inteligjencën Artificiale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/c177db2b-f96a-42bf-8be1-db392f98312c_1920x1080-380x233.jpg)
Kongresistja amerikane hyn në histori, mbajti fjalim duke shfrytëzuar Inteligjencën Artificiale
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/w3tw-380x233.png)
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
![Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-26-234938-380x233.png)
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
![Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_3-80-380x233.jpg)
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_19-27-380x233.png)
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
![E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-26-222432-380x233.png)
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
![E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/bi-99999999999999-380x233.jpg)
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë