LAJMI I FUNDIT:

Van Gaal vlerëson lartë SHBA-në, por thotë se po bëhen gati edhe për penalltitë

Van Gaal vlerëson lartë SHBA-në, por thotë se po bëhen gati edhe për penalltitë

Holanda ka arritur të kualifikohet në fazën e eliminimit direkt në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’ si lider nga Grupi A.

Holandezët kaluan tutje me shtatë pikë pas tre ndeshjeve, derisa në 1/8 e finales përballen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që dulën sit ë dytët nga Grupi B.


‘Tulipanët’ dhe amerikanët do të përballen të shtunën dhe pritet të jetë një ndeshje shumë e fortë. Trajneri i Holandës, Louis Van Gaal vlerësoi kundërshtarin, por ai deklaroi se synimi i skuadrës së tij është vetëm për të fituar.

“SHBA është një shembull i përsosur i një ekipi të mirë. Ka skuadra që nuk janë një ekip i mirë, por që kanë cilësi më të lartë individuale”.

“SHBA ka një grup të mirë lojtarësh dhe është një ekip me shumë energji. Lojtarët e tyre harxhojnë shumë energji dhe japin më të mirë në lojë. Por ne do të bëjmë gjithçka për t’i mundur ata”, tha Van Gaal.

Tutje Van Gaal ka thënë se mund të shkoj ndeshja edhe në penallti dhe për këtë po i kushton shumë vëmendje.

“Penalltitë janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Ne humbëm finalen në 2014 për shkak të penalltive, pavarësisht se ishim një ekipi më i mire në sfidën përballë Argjentinës. Unë i kam kushtuar shumë vëmendje penalltive në mënyrë që gjuajtësit e penalltive dhe portieri të kenë më shumë besim këtë herë”, u shpreh Van Gaal. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori