Për herë të parë pas gati dy muajsh Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vendosur sot që të rrisë çmimin e karburanteve, ndonëse në bursa nafta vijon të mbetet më pak se 90 dollarë për fuçi, në nivele të ngjashme me shkurtin, përpara se të fillonte shtrenjtimi i ndjeshëm si rrjedhojë e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Sipas vendimit të Bordit, një litër naftë do të tregtohet me 214 lekë [1.80 euro], nga 206 lekë që ishte deri tani.
Benzina do të tregtohet me 195 lekë [1.65 euro], nga 191 lekë që ishte deri tani.
Ndërkohë, i pandryshuar ka mbetur çmimi i gazit, i cili do të tregohet jo më shumë se 71 lekë/litri.
Në krahasim me shkurtin, kur ishte rreth 185-190 lekë, nafta në vend është gati 15 për qind më e shtrenjtë në tregun vendas.
Aktorët e tregut pohojnë se nafta ka mbetur më e shtrenjtë, ndonëse në bursa ka rënë në nivelet e para krizës për disa arsye: së pari, dollari është rritur, duke arritur deri në 116 lekë, nga 108 lekë që ishte në shkurt, ndonëse së fundmi ai është nënçmuar sërish duke zbritur në rreth 110 lekë; së dyti, ndryshimet në zinxhirin e furnizimit kanë shtrenjtuar kostot e transportit; dhe së treti, fiksimi i çmimeve nga Bordi i Transparencës në vend që të ndikonte pozitivisht ka dhënë efektin e kundërt, duke i mbajtur çmimet artificialisht të larta.
Sipas Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve, nëse operatorët do të ishin të lirë të vendosnin për çmimet, secili prej tyre do ta merrte vetë rrezikun dhe do të bënte blerje më afatgjata, në momentet që vlerësonte se çmimet në treg kishin arritur një pik minimal, siç ndodhi dhe ditët e fundit kur nafta zbriti në rreth 83 dollarë për fuçi. Kjo do ta shtynte në kohë reflektimin e shtrenjtimit të naftës në bursat ndërkombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdalohen dy rusë në Jarinjë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'