LAJMI I FUNDIT:

“Ndoshta do të dënohem”, Szczesny zbulon humbjen e një basti me para ndaj Messit për vendimin e penalltisë së dhënë nga VAR-i

“Ndoshta do të dënohem”, Szczesny zbulon humbjen e një basti me para ndaj Messit për vendimin e penalltisë së dhënë nga VAR-i

Portieri i Polonisë, Wojciech Szczesny, ka thënë me shaka se ai “ndoshta do të marrë një ndalim” pasi ka hedhur një bast me 100 euro me yllin e Argjentinës, Lionel Messin.

32-vjeçari u gjykua se kishte fauluar Messin në fund të pjesës së parë të ndeshjes të së mërkurës në Grupin C mes Polonisë dhe Argjentinës.


Pavarësisht se kishte një kontakt minimal nga ish-portieri i Arsenalit, cili kishte çdo të drejtë të sfidonte për topin, Argjentinës iu dha një penallti pas një kontrolli të gjatë nga VAR-i.

Por, disa sekonda më vonë, drejtësia u vendos kur Szczesny bëri një pritje mbresëlënëse për të mohuar golin e Messit nga 11 metërshi.

Alexis Mac Allister dhe Julian Alvarez do të kursenin huqjen e Messit në pjesën e dytë dhe, për lehtësimin e tyre, Polonia arriti të kualifikohej me diferencën golash.

Të gjithë ishin në humor të mirë pas vërshëllimës së fundit, duke përfshirë portierin në formë të Juventusit, Szczesny, i cili foli për atë incident në një intervistë për TV 2 Sport me gazetaren norvegjeze Arilas Ould-Saada.

“Ne folëm para penalltisë. Unë i thashë atij se do të vë bast 100 euro që gjyqtari  nuk do ta jepte atë penallti. Kështu që, unë kam humbur një bast kundër Messit”.

“Nuk e di nëse kjo lejohet në Kupën e Botës. Ndoshta do të më dënojnë për këtë. Nuk më intereson tani. Nuk do ta paguaj as atë. Ai nuk shqetësohet për 100 euro”, ka thënë Szczesny. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve

"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen

Liga e Kampionëve
Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun

Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun

Liga e Kampionëve
Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori