LAJMI I FUNDIT:

Rodrygo fërkon këmbët e Ronaldos për fat, por tifozët kanë frikë dhe nga e keqja

Rodrygo fërkon këmbët e Ronaldos për fat, por tifozët kanë frikë dhe nga e keqja
(Foto: Screenshot/Twitter)

Tifozët janë në mëdyshje pasi ylli brazilian, Rodrygo, është xhiruar duke fërkuar këmbët e ‘Fenomenit’ Ronaldo për fat.

Sulmuesi i Real Madrid po fliste me legjendën braziliane pasi e ndihmoi skuadrën e tij ta mposhtte Zvicrën të hënën në mbrëmje në ndeshjen e raundit të dytë të Grupit G.


21-vjeçari nuk startoi në atë takim, por ndihmoi Brazilin ta thyente më në fund mbrojtjen e kundërshtarit. Ai asistoi te goli i vetëm i Selecaos, të cilin e realizoi mesfushori i Manchester Unitedit, Casemiro dhe në këtë mënyrë, përfaqësuesja e tij e siguroi pjesëmarrjen në 1/8 e finales.

Mirëpo, tifozët tash kanë frikë se ai mund të lëndohet, pasi i ka fërkuar këmbët Ronaldos për fat.

46-vjeçari konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, por u pengua të arrinte maksimumin e potencialit të tij nga lëndimet gjatë gjithë karrierës së tij.


Disa nga komentet e tifozëve:

“Po… do të lëndohet”.

“Ai po prek edhe lëndimet në gju”.

“Shpresoj që ai të mos ia transferojë dëmtimet që i dhanë fund karrierës së bashku me fuqitë speciale”.

“A e kupton se ai do t’i marrë gjithashtu edhe problemet e tij të lëndimeve?”.


Gjatë intervistës, Ronaldo e pyeti lojtarin e ri nëse ishte i gatshëm ta zinte vendin e Neymarit të lënduar, ndërsa në fund i uroi fat për sukses të mëtutjeshëm gjatë turneut.

(Foto: Screenshot/Twitter)

Rodrygo dhe Brazili kanë edhe një ndeshje të mbetur grupore dhe do ta sigurojnë kreun së paku nëse arrijnë barazim ndaj Kamerunit. Në këtë rast do të luajnë kundër vendit të dytë në Grupin H.

Ndërkaq, në rast se nuk e zënë vendin e parë në grup, atëherë do të luajnë kundër Portugalisë së Cristiano Ronaldos në 1/8 e finales. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori