LAJMI I FUNDIT:

CNN: Familjet e futbollistëve iranianë kërcënohen me burg nëse nuk këndojnë himnin kombëtar

CNN: Familjet e futbollistëve iranianë kërcënohen me burg nëse nuk këndojnë himnin kombëtar

Familjarët e ekipit iranian të futbollit në Kampionatin Botëror kërcënohen me burgim dhe tortura nëse lojtarët nuk këndojnë himnin kombëtar në ndeshjen e sotme kundër ShBA-së, tha një burim i përfshirë në sigurinë e lojërave.

Pasi lojtarët e Iranit refuzuan të këndonin himnin kombëtar në ndeshjen e tyre hapëse të Kupës së Botës kundër Anglisë më 21 nëntor, një burim i tha CNN-it se lojtarët ishin të ftuar në një takim me anëtarët e Korpusit të Gardës Revolucionare iraniane (IRGC).


Burimi tha se futbollistëve iranianë iu tha se familjeve të tyre do të përballeshin me dhunë dhe tortura nëse nuk këndonin himnin kombëtar ose nuk i bashkoheshin ndonjë proteste politike kundër regjimit në Teheran.

Futbollistët kënduan himnin kombëtar para ndeshjes së dytë kundër Uellsit të premten e kaluar, të cilën Irani e fitoi 2-0.

Burimi, i cili monitoron nga afër agjencitë e sigurisë të Iranit që veprojnë në Katar gjatë Kupës së Botës, tha se dhjetëra oficerë të IRGC-së janë vendosur për të monitoruar lojtarët iranianë që nuk lejohen të përzihen me njerëz jashtë ekipit ose të takohen me të huaj, transmeton kp.

Irani dhe SHBA takohen sot në një ndeshje vendimtare të Grupit B në Kupën e Botës.

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori