LAJMI I FUNDIT:

Tifozët në Katar mbajnë fotografi të Ozilit duke e kritikuar Gjermaninë për hipokrizi

Tifozët në Katar mbajnë fotografi të Ozilit duke e kritikuar Gjermaninë për hipokrizi
(Foto: Twitter)

Një grup tifozësh kanë mbajtur fotografi të Mesut Ozilit gjatë ndeshjes ndërmjet Gjermanisë dhe Spanjës në Kampionatin Botëror, në një përpjekje për të nxjerrë në pah hipokrizinë e perceptuar pas protestës kundër diskriminimit të Die Manschaft në sfidën kundër Japonisë.

Para humbjes befasuese në ndeshjen e parë grupore, lojtarët e Hansi Flick e kishin mbuluar gojën si shenjë proteste për vendimin e FIFA-s për të ndaluar shiritin e kapitenit të OneLove.

Organi drejtues i futbollit botëror kërcënoi se do t’u jepte sanksione kapitenëve nëse do të mbanin shiritin e projektuar për të vepruar si një simbol kundër ligjeve anti-LGBTQ në Katar.


(Foto: Twitter/Football Tweet)

Gjermania vendosi të mos kryente një gjest të ngjashëm përpara ndeshjes së të dielës ndaj Spanjës, në të cilën luajti baras.

Porse gjatë takimit, tifozët në stadium u panë duke mbajtur fotografi të ish-mesfushorit të Gjermanisë, Mesut Ozil, i cili u tërhoq në mënyrë sensacionale nga futbolli ndërkombëtar në vitin 2018 duke u shprehur kundër racizmit brenda Federatës Gjermane të Futbollit.

Duke pretenduar se ai u fajësua për eliminimin Gjermanisë në fazën e grupeve në Kampionatin Botëror në Rusi, ish-mesfushori i Arsenalit dhe Real Madridit këmbënguli se ishte bërë një pjesë “e padëshiruar” e ekipit duke pasur një “ndjenjë racizmi dhe mosrespektimi”.

(Foto: Twitter)

Në deklaratën e tij, Ozil i fajësonte autoritetet gjermane për mosrespektimin e origjinës së tij turke dhe se e kishin shndërruar në një propagandë politike kur gjermania i humbte ndeshjet, ndërsa e mbylli deklaratën e me fjalët se “racizmi nuk duhet të pranohet kurrë”.

Duke aluduar ke kjo ngjarje, tifozët në Katar vendosën të reagonin ndaj asaj që e konsideronin si hipokrizi, gjestin e gjermanëve për anti-diskriminim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

La Liga

"Nuk ka pasur si ai në histori" - Liridon Krasniqi zbulon lojtarin më të mirë të Kosovës

Kosovë

"Kemi bërë ndeshje shumë të keqe" - Hansi Flick shpërthen ndaj lojtarëve të Barcelonës pas barazimit ndaj Celta Vigos

La Liga
Sergio Ramos drejt një transferimi befasues në Ligën Premier

Sergio Ramos drejt një transferimi befasues në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori