Musk mund ta krijojë brendin e tij të telefonave nëse Apple dhe Google e fshijnë Twitterin nga dyqanet App Store dhe Play Store
Miliarderi Elon Musk, për herë të parë, ka adresuar pyetjen nëse do të bëjë apo jo markën e tij të telefonave të mençur, për të rivalizuar Apple dhe Android mes spekulimeve të gjata se ka zhvillime rreth një “Tesla Pi” – ose një “tELONphone”.
Duke iu përgjigjur një postimi në Twitter, Musk tha: “Sigurisht që shpresoj që të mos vije puna deri këtu (duke prodhuar telefonin e tij), por, po, nëse nuk ka zgjidhje tjetër, unë do të bëj një telefon alternativ”.
Ai po i përgjigjej Liz Wheeler, prezantueses së video podcasts-ëve të The Liz Wheeler Show, e cila spekuloi: “Nëse Apple dhe Google e largojnë Twitterin nga ‘app store’ dhe ‘play store’, @elonmusk duhet të prodhojë telefonin e tij inteligjent. Gjysma e vendit me kënaqësi do të hiqte dorë nga iPhone-i i njëanshëm dhe përgjues e edhe nga telefonat Android. Ai ndërton raketa për në Mars, një telefon i mençur dhe i vogël duhet të jetë i lehtë, apo jo?, raporton Gulf-news, përcjell Telegrafi.
I certainly hope it does not come to that, but, yes, if there is no other choice, I will make an alternative phone
— Elon Musk (@elonmusk) November 25, 2022
Wheeler më pas bëri një sondazh në Twitter, duke pyetur njerëzit nëse do të kalonin në telefonin që mund ta prodhojë Elon Musk, (tELONphone) i cili ka mbledhur më shumë se 109,347 vota deri më tani.
Would you switch to a tELONphone? Vote yes or no with your best pun for a name below.
— Liz Wheeler (@Liz_Wheeler) November 25, 2022
Në gusht, Musk njoftoi se Starlink i SpaceX, një rrjet satelitësh në orbitën e ulët të tokës që tani mbulon një pjesë të madhe të globit, ka nënshkruar një marrëveshje për celularë me kompaninë amerikane T-Mobile. Musk dhe drejtori ekzekutiv i T-Mobile, Mike Sievert njoftuan partneritetin e drejtpërdrejtë të “telefonave me satelitë” nga Starbase e SpaceX në Boca Chica, Teksas.
Shumica e telefonave celularë nuk përdorin satelitë, pasi ata mbështeten në kullat celulare për sinjal. Telefonat satelitorë, nga ana tjetër, nuk kufizohen në gamën e shkurtër të rrjeteve celulare dhe ofrojnë telekomunikacion global, teorikisht kudo.
Elon, you’re the only one that could pull it off. https://t.co/TKyFP0732w
— RPN.ETH 🦾 (@rpnickson) November 25, 2022
Në shtator, Musk tha se është rrugës lidhja e shërbimit Starlink me telefonat iPhone. Lajmi doli pasi Apple tha se do të bashkëpunonte me Globalstar Inc. për shërbime të bazuara në satelit në versionin e ardhshëm të iPhone-it të saj ultra-popullor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNetflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Xiaomi paraqiti kërkesën për një tjetër telefon të palosshëm
Boston Dynamic prezanton robotin e ri qen i cili shfaqet duke kërcyer
Google Maps, pamje në 45 shkallë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe