LAJMI I FUNDIT:

Një grua e dehur rrah një burrë në një kafiteri në Prizren

Një grua e dehur rrah një burrë në një kafiteri në Prizren
Foto: Ilustrim

Një person ka pranuar tretman mjekësor pasi derisa ka qenë në një kafiteri është sulmuar fizikisht nga një femër e cila ishte nën ndikim të alkoolit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 18:30 në sheshin e Lidhjes, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se viktima dhe e dyshuara kanë pranuar tretman mjekësor.


“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë në një kafiteri është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare e cila ishte nën ndikim të alkoolit. Viktima dhe e dyshuara kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/