LAJMI I FUNDIT:

Darzeza e Fierit, një tjetër perlë e Adriatikut gati për sezonin veror

Darzeza e Fierit, një tjetër perlë e Adriatikut gati për sezonin veror

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama publikoi sot pamje nga aksioni për pastrimin e bregdetit dhe plazheve mes tyre edhe Darzeza e Fierit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se ato po bëhen gati për sezonin veror.


“Me pamjet e një tjetër perle të Adriatikut pak të zbuluar deri më tani, siç është Darzeza e Fierit e cila bëhet gati për sezonin veror, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Me një vijë të lakmueshme bregdetare prej 38 km, Fieri po kthehet në një destinacion të rëndësishëm të turizmit ku turistët mund të zgjedhin mes tri plazheve; atij të Darzezës, Pishporos dhe Semanit.

Plazhi i Darzezës vitet e fundit po frekuentohet gjithnjë e më shumë nga pushes vendas e të huaj. Rëra e pasur me jod kurativ, i bën plazhet e Fierit mjaft të preferuara për personat që kanë probleme shëndetësore. /Telegrafi/