LAJMI I FUNDIT:

Pirlo e njeh mjaft mirë Ronaldon – por për intervistën shpërthyese të portugezit e thotë atë që askush se ka thënë

Pirlo e njeh mjaft mirë Ronaldon – por për intervistën shpërthyese të portugezit e thotë atë që askush se ka thënë

Ish-trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka punuar me Cristiano Ronaldon në Torino dhe ka një teori për kohën e asaj interviste për të detyruar një largim nga Manchester United para Kampionatit Botëror.

Portugezi dha një intervistë shpërthyese me Piers Morgan për të kritikuar klubin e tij në çdo mënyrë, duke e bërë praktikisht të pashmangshme që ai të largohej.


Pak para ndeshjes hapëse të portugezit në Katar, u njoftua se ai kishte ndërprerë kontratën e tij me Manchester United me pëlqim reciprok dhe ishte një lojtar i lirë.

“Mendoj se Ronaldo kishte pritur për një kohë të gjatë për të dhënë atë intervistë. Ai kishte përgatitur gjithçka më parë”, deklaroi Pirlo për Diretta.it.

“Ronaldo ka pasur gjithmonë presion mbi supe dhe gjithmonë do të ketë, kjo nuk është një çështje për të. Unë nuk mendoj se kjo ka bërë presion as mbi skuadrën e portugezit, sepse edhe nëse ai nuk do ta kishte dhënë atë intervistë, mediat do t’i kishin bërë pyetje për Manchester United gjatë Kampionatit Botëror”.

“Mendoj se kjo është arsyeja pse ai vendosi ta heqë atë nga rruga, si nxjerrja e një dhëmbi që lëkundet, dhe tani ai do të jetë edhe më i ndezur se më parë”, ka vazhduar ai.

Pirlo aktualisht është duke punuar në Turqi si trajner i Fatih Karagumruk, por ai ishte në krye të Juventusit në sezonin 2020-2021, duke fituar Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë.

“Kam kaluar shumë mirë me Ronaldon . Ai është një personazh interesant, një profesionist i vërtetë”.

Ky ishte një sezon i mirë për 37-vjeçarin, i cili shënoi 36 gola në 44 ndeshje konkurruese, duke marrë kurorën e Serie A Capocannoniere me 29 gola në 33 paraqitje.

Është thënë se trajnerët kanë pasur vështirësi për t’u marrë me Ronaldon gjatë viteve, veçanërisht në Manchester United, kështu që si e fitoi Pirlo respektin e yjeve të tij në Juve?

“Unë mendoj se është e rëndësishme të gjesh ekuilibrin e duhur dhe të jesh empatik”, ka vazhduar më tej italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori