LAJMI I FUNDIT:

Onischenko i befasuar që po i merret shtetësia e RMV-së: Aplikimin e kam bërë me dokumente valide

Onischenko i befasuar që po i merret shtetësia e RMV-së: Aplikimin e kam bërë me dokumente valide

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka nisur procedurë për marrjen e nënshtetësisë biznesmenit Oleksandr Onischenko.

Në një prononcim për “Sloboden Pecat”, Onischenko tha se është i befasuar, pasi aplikimin e ka bërë me dokumente valide.


“Në shtetësinë time nuk ka mashtrim asnjë gram. Nuk e di çfarë të them. Kërkuan nga unë ta prezantojë Maqedoninë dhe të ndihmoj për organizimin e Lojërave Olimpike. Nëse nuk duan, unë do ta bëjë këtë në mënyrën time. Këtë Federata e ka kërkuar nga unë”.

“I kam dhënë të gjitha dokumentet zyrtare gjatë aplikimit. Pasaportën time ruse dhe certifikatën nga libri amë. Kam edhe pasaportë ruse edhe ukrainase. Kur kam aplikuar për shtetësi të RMV-së e kam bërë me pasaportën ruse. Unë jam person zyrtar dhe nuk mund të kem dokumente jo valide”, tha Onischenko.

Ndryshe, mësohet se Agjencia për Siguri Kombëtare ka filluar procedurë për shqyrtimin e dhënies së shtetësisë për të gjithë personat e veçantë kulturor, sportiv ose shkencor, për të parë nëse ka lëshime të tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori