LAJMI I FUNDIT:

Kreu i kundërzbulimit ushtarak të Izraelit, thotë se Irani po shqyrton mundësinë të kryej sulm në Kampionatin Botëror në Katar

Kreu i kundërzbulimit ushtarak të Izraelit, thotë se Irani po shqyrton mundësinë të kryej sulm në Kampionatin Botëror në Katar

Një zyrtar i lartë i inteligjencës ushtarake të Izraelit, ka deklaruar gjatë të hënës së Irani mund të kryej sulm në Katar ku po zhvillohet Kampionati Botëror i futbollit, por në anën tjetër është duke hezituar se si mund të reagojë nikoqiri ndaj një sulmi të tillë, raporton Fox.

Gjeneral-major Aharon Haliva, kreu i inteligjencës ushtarake të Izraelit, gjatë një konference për media të mbajtur në Tel Aviv pas një ngjarje që kishte shkuar të marr pjesë në Institutin për Siguri Kombëtare (INSS), ka folur për protestat që po ndodhin në Iran, dhe për ndikimin që ato mund të kenë në Kampionatin Botëror, që konsiderohet si ngjarja më e madhe e futbollit, transmeton Telegrafi.


“Irani po shqyrton prishjen e Kampionatit Botërore në Katar. Megjithatë, gjëja e vetme që ata po i ndalon është reagimi i Katarit”, shtoi Haliva.

Kujtojmë që protestat në Iran po ndodhin që kur një grua e identifikuar si Mahsa Amini, humbi jetën derisa ishte në mbajtje nga policia e moralit në Teheran gjatë shtatorit, në atë që po quhet si sfida më e madhe që nga Revolucioni i vitit 1979.

Por nuk ishte vetëm vdekja e Aminit që shkaktoi zemërim në Teheran, pasi këto protesta u zgjeruan në tërë vendin. E liderët e këtij vendi kanë dërguar njësi ushtarake në qytetin e banuar nga kurdët, me qëllimin e vetëm – rikthimin e kontrollit pasi tani po e kontrollojnë protestuesit.

Në video të ndryshme të shpërndara në rrjetet sociale shihen rrugët e Mahabadit të mbushura me mjete ushtarake, e në një incident forcat iraniane hapën zjarr mbi turmën që ishte mbledhur në atë që po cilësohej si fjalim i mbajtur nga një guvernator.

Haliva tha se protestat që po ndodhin në Iran janë të pazakonta, për shkak të kohëzgjatjes dhe intensitetit – duke shtuar se demonstruesit kanë ndryshuar linjën e historisë së zemërimit të këtij populli.

“Po ju them se iranianët po e shqyrtojë mundësinë të godasin edhe Kampionatin Botëror në Katar, por ata po i frikësohen reagimit të Katarit. Ky trend do të vazhdojë, pasi Irani është nën presion të madh dhe kjo përkthehet në veprime agresive”, shtoi Haliva. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori