LAJMI I FUNDIT:

Forumi Ekologjik nxori në pah nevojën për bashkëpunim më të madh në sektorin energjetik në RMV

Forumi Ekologjik nxori në pah nevojën për bashkëpunim më të madh në sektorin energjetik në RMV

Vendet e rajonit kanë nevojë urgjente për transformim social dhe ekologjik. Kështu ka vlerësuar kryetari i fondacionit “Fredrih Ebert” dhe ish kryetar i Parlamentit Evropian Martin Shulc. Në fjalimin e tij në Forumin Socio-ekologjik në Shkup, Shulc theksoi se zhvillimet në Ukrainë për shkak të agresionit rus, kanë bërë që të nevojiten zgjidhje globale.

“Nevojitet bashkëpunim ndërkombëtar, posaçërisht roli i Kombeve të Bashkuara i cili është nën kërcënim. Po ashtu është tepër e vështirë që të arrihet deri tek konstatimet obligative të përbashkëta mes pjesëmarrësve botëror. Këshilli i Sigurisë së KB-së ndodhet në situatë absurde duke pasur parasysh atë që shteti i cili i shkakton problemet mund t’i bllokojë vendimet, siç është Rusia e cila i shkel të drejtat ndërkombëtare. Patjetër të investojmë politikisht, gjithçka që nevojitet në këtë transformim socio-ekologjik”, deklaroi Martin Shulc, Fondacioni “Fredrih Ebert”.


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në fjalën e tij ka theksuar se zgjidhja e krizës socio-energjetike më e lehtë do të ishte sipas propozimit për bashkëpunim të bërë nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Mund të sigurohet bashkëpunim me BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe kjo është kyçe në përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët për furnizim me gaz dhe burime të energjisë dhe në pakon e ndihmës e cila nuk ishte e dedikuar vetëm për vendet e Bashkimit Evropian por edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Dhe kur flas për një bashkëpunim, flas për bashkëpunim të këtillë. Kjo është diçka për të cilën duhet t’i jepet mirënjohje Komisionit Evropian dhe kryetares së KE-së”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se kriza energjetike mund të tejkalohet vetëm nëse kërkojmë zgjidhje për rajonin e jo zgjidhje individuale vetëm për vete. Ai ka potencuar se Kosova nuk ka nevojë për burime të energjisë nga Rusia.

“Kosova fatmirësisht nuk është e varur nga gazi rus. Problemi është se ne jemi të varur nga termocentrali ynë me linjit. Qymyri është i lirë, por qymyri është ndotës gjithashtu. Andaj Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të hedhë themelet për të ardhmen e vendit në sektorin energjetik që në mënyrë të shtuar do të mundësojë siguri për furnizim energjetik, energji të pastër dhe efikasitet energjetik”, u shpreh Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

Ndërsa Damjan Gjiknuri, nga Partia Socialiste e Shqipërisë, theksoi se politikë kryesore e të gjitha vendeve të rajonit dhe Evropës duhet të jetë tek kombinimi i burimeve të ndryshme të energjisë. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori