Pala kosovare dhe ajo serbe dolën pa marrëveshje për targat nga takimi i së hënës në Bruksel, i cili u ndërmjetësua nga Bashkimi Evropian.
Për rreth tetë orë u diskutuan mundësitë për arritjen e një marrëveshje për të shmangur përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës e BE-ja dha edhe propozime për palët.
Pas takimit, përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se propozimi është refuzuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por jo edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai theksoi se “do t’i informojë shtetet anëtare [të BE-së], partnerët, për sjelljen e palëve dhe mosrespektimin e detyrimit ligjor ndërkombëtar”.
“Kjo vlen veçanërisht për Kosovën”, u shpreh kryediplomati evropian.
Qasja e tij dhe e përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po kritikohet në Kosovë nga njohësit e rrethanave politike.
Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”, në një intervistë për Telegrafin tha se edhe Borrelli edhe Lajçaku vijnë nga shtete të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe kjo sipas tij, ka reflektuar në procesin e dialogut.
“Prej fillimit kur janë emëruar Borrell si përfaqësues i politikës së jashtme dhe Lajçak si ndërmjetësues, në njëfarë mënyre ka qenë droja se të dy këta si përfaqësues që vijnë nga shtete të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, kjo mund të reflektojë në procesin e ndërmjetësimit. E kjo po vërtetohet me atë që ndodhi dje”, deklaroi Demhasaj.
Ai theksoi se Qeveria e Kosovës ka gabuar kur ka besuar se BE-ja dhe përfaqësuesit e saj mund të jenë plotësisht të paanshëm.
“Qeveria ka gabuar që nuk i ka kushtuar më shumë rëndësi të dërguarit Escobar, por ka besuar më shumë te BE-ja. Po, është e vërtetë që nuk kanë qenë komplet të paanshëm në dialog as Borrell e as Lajcak”.
Demhasaj tutje u shpreh se pa përfshirjen e SHBA-së në dialog është e pamundur të arrihet marrëveshje.
“Kemi 12 vjet që dialogojmë dhe arrihen marrëveshje që nuk po mund të implementohen pasi BE-ja nuk ka autoritet për t’i obliguar palët që t’i zbatojnë marrëveshjet që kanë nënshkruar. Mendoj se e vetmja që mund ta bëjë këtë është SHBA-ja. Ka qenë gabim që Kosova është fokusuar më shumë te BE-ja dhe e ka anashkaluar SHBA-në”.
“Ndaj, duhet domosdoshmërisht të kërkojë që SHBA-ja të përfshihet direkt në procesin e dialogut në mënyrë që të arrihet marrëveshja dhe e njëjta të zbatohet”, përfundoi ai.
Njëjtë mendon edhe Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), i cili tha se nuk nuk është hera e parë që Borrell dhe Lajçak e kanë ndikuar procesin e dialogut duke e vendosur palën kosovare si fajtore në dialog.
“Ndërmjetësimi është punë e vështirë dhe paanshmëria totale në vetvete është edhe më e vështirë. Megjithatë, neutraliteti ose një lloj neutraliteti është i domosdoshëm për ta ruajtur procesin dhe për ta vazhduar atë, përndryshe i humbë kuptimi ndërmjetësimit dhe procesit të negociatave po ashtu”.
“Konsideroj që ndërmjetësimi i Borrell dhe Lajcak është karakterizuar me episode, qoftë për të mirë, qoftë për të keq dhe ka pasur një mungesë konsistence në ndërmjetësim. Nuk është hera e parë që zoti Borrell dhe Lajcak e kanë ndikuar procesin e dialogut duke e vendosur palën kosovare si palë fajtore në dialog”, deklaroi Fetahu për Telegrafin.
Ai mes tjerash tha se jo të pakta janë rastet kur publikisht Borrell fajëson Kosovën për mosimplementim të marrëveshjes për Asociacionin, e në anën tjetër nuk ka asnjë fjalë për dhjetëra marrëveshje që nuk respektohen nga Serbia.
Sa i përket përkatësisë kombëtare/etnike të dy përfaqësuesve të BE-së, Fetahu tha se “do të doja të besoja qe kjo nuk do të duhej të ndikonte në qëndrimet e tyre dhe se ata të dy janë profesionistë dhe diplomatë me përvojë të gjatë diplomatike”.
“Megjithatë, një lloj subjektivizmi mund ta kenë sa i përket qasjes që mund ta ndjekin në proces. Prandaj, ndërmjetësimi i tyre ka qenë i karakterizuar me episode varësisht nga ngjarjet në terren dhe nga pozicionimi i vendeve të mëdha të BE-së”, përfundoi ai.
Pas takimit të djeshëm dhe deklaratave të Borrellit, ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke i quajtur ato “njëanshmëri e shpërfaqur haptazi”.
“Rregulli i parë i secilit proces ndërmjetësues është paanshmëria. Ajo që pamë sot nga z. Borrell ishte njëanshmëri e shpërfaqur haptazi, akomodim i agresorit dhe prezantim i një realiteti tërësisht të shtrembëruar”.
“Sikur Borrell t’i respektonte parimet bazike të neutralitetit, do t’ia përmendte Serbisë, së paku disa nga këto marrëveshje të shkelura të Brukselit, në vend se ta akuzonte Kosovën”, ka shkruar Osmani në Facebook, ku ka listuar 15 marrëveshjet e Brukselit që nuk janë respektuar nga ana e Serbisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj