LAJMI I FUNDIT:

Borrell: Do t’i njoftoj vendet anëtare të BE-së për mosrespektin që tregoi Kosova në dialog

Borrell: Do t’i njoftoj vendet anëtare të BE-së për mosrespektin që tregoi Kosova në dialog

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka folur për takimin e së hënës mes kryeminstrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

Borrell ka thënë se BE-ja iu ka dhënë palëve një propozim për ta shmangur përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.

Sipas tij, këtë propozim e ka pranuar Vuçiq, por e ka refuzuar Kurti.


“Mungesa e marrëveshjes sot nënkupton që ne duhet t’i bëjmë konkluzionet se si këto negociata po zhvillohen”, u shpreh ai.

Ai theksoi se “do t’i informojë shtetet anëtare [të BE-së], partnerët, për sjelljen e palëve dhe mosrespektimin e detyrimit ligjor ndërkombëtar”.

“Kjo vlen veçanërisht për Kosovën”, tha kryediplomati evropian./Telegrafi/