LAJMI I FUNDIT:

Blerina Kllokoqi Rugova tregon se si poduksioni i BBVK ua hoqi me dhunë banorëve logon e brendit të saj në veshjet e tyre

Blerina Kllokoqi Rugova tregon se si poduksioni i BBVK ua hoqi me dhunë banorëve logon e brendit të saj në veshjet e tyre

Kreatorja e njohur e modës, Blerina Kllokoqi Rugova, ishte e ftuara e radhës në emisionin “Shok Podcast”, ku ndau një përvojë të pakëndshme që kishte lidhur me edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova.

Përballë moderatorit Fisnik Juniku, Rugova foli hapur për sfidën me të cilën u përball lidhur me markën e saj të njohur, “Bukur”.

Blerina tregoi se kishte arritur një marrëveshje paraprake me tre prej banorëve të shtëpisë së Big Brother – Gjesti, Arion dhe Besforti – për të dizajnuar veshjet që ata do të vishnin gjatë spektakleve “prime”. Por, ajo shprehu zhgënjimin e saj kur produksioni i emisionit vendosi t’i heqë me dhunë logot e markës së saj nga veshjet.


@shokpodcast Produksion i Bigut mi ka demtu teshat ! #fyp #foryou #viral #trending #podcast #talkshow #shokpodcast #bigbrothervipkosova #kosova #prishtina #fory #perty #bbvk #fisjuniku #besfortdaka #arion #gjesti #blerinakllokoqirugova ♬ original sound – ShokPodcast

“Ne kemi pasur një marrëveshje paraprake me tre djemtë e Big Brother. Çfarë kam kërkuar unë është që logot të mos hiqen në emision. Për fat të keq, logot më janë hequr në mënyrë të dhunshme nga produksioni, por unë nuk kam dashur t’i lë djemtë në baltë. Edhe kam thënë ‘a din çka, ne nuk do të ndalemi, do ta bëjmë punën tonë deri në fund’”, u shpreh Blerina në intervistë.

Ajo shtoi se në veshjet e Arionit dhe Besfortit, veçanërisht në setrat e tyre, ishte vërejtur që logot ishin hequr me forcë, duke lënë gjurmë të qarta dhe fije të këputura, duke treguar kështu se logot ishin hequr në mënyrë jo profesionale.

Megjithatë, Rugova përmendi se marka e saj “Bukur” është ende e dallueshme për shkak të cilësisë dhe stilit të dizajnit të saj. /Telegrafi/