Zvarritja e procesit të liberalizimit të vizave ende është duke vazhduar nga vendet e Bashkimit Evropian (BE), përderisa Kosova ka mbetur vendi i vetëm në rajon që nuk e posedon lëvizjen e lirë për qytetarët e saj.
Megjithëse ditë më parë ka skaduar afati për vendet e BE-së që me të ashtuquajturën procedurë të heshtur, t’i paraqesin vërejtjet e tyre në propozimin e Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovën, njohësi i integrimeve evropiane, njëherësh profesori Dritëro Arifi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave mund të ndodh ose në vitin 2023 ose në fillim të vitit 2024.
Sipas tij, duke e parë situatën e krijuar të jep përshtypjen se për Kosovën në BE do të flitet deri në një kohë të pacaktuar.
“Dy takimet e Këshillit të Evropës shkuan njëjtë duke thënë ‘kemi pyetje shtesë’, e kjo ta jep përshtypjen që do të flitet për një kohë të papërcaktuar. Pra, do të flasim për Kosovën, por s’do të marrim vendim. Kjo i bie që jemi në ato ujëra të një vendimi të papërcaktuar. Ky është opsioni i parë për vitin 2023″.
“Opsioni i dytë që mundet me ndodh, e krejt kjo varet se sa ka vullnet politik është që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave, por me një kusht ‘nëse në fund të vitit 2023 ose në fillim të vitit 2024’, por që atëherë Kosova duhet ta instalojë sistemin ETIAS. Këto janë dy opsione që mund të ndodhin”, ka thënë Arifi.
Ai po ashtu ka theksuar se ka hezitim brenda grupit punues të Këshillit Evropian, e gjitha kjo sipas tij pasi “nuk është lobuar mjaft nga vendet e BE-së”.
“Mendoj që ka hezitim pasi s’ka kohezion brenda grupit punues të Këshillit Evropian. Pasi nuk është lobuar mjaftueshëm e fuqishëm nga vendet e BE-së, nga Gjermani e Franca këtu është krejt problemi. Pasi jam i bindur që po të kishim pasur lobim të mjaftueshëm nga këto dy vende të fuqishme të BE-së, edhe vendet tjera që mund të jenë skeptike mund ta ndryshonin mendimin”, është shprehur tutje profesori.
Gjatë analizës së tij, Arifi ka potencuar se edhe pse Kosova ka lobuar shumë pak në këtë drejtim nuk ka se çfarë të bëjë më shumë.
Sipas tij, vetëm aleatët e Kosovës mund ta ndihmojnë atë që të marrë liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.
“Kosova ka bërë pak në lobim të jashtëm, por edhe nëse do të bënte më shumë nuk besoj që do të mjaftonte, sepse vendet kanë një skepticizëm se pavarësisht ne çka flasim ata do të na shikojnë me atë syrin e zi. Por kur flasin aleatët tanë për ne është një fotografi krejt tjetër”.
“Por, siç po duket liberalizimi i vizave ka të bëjë dhe me elemente, kjo pasi dialogu është duke çaluar për shkak se nuk ka vendim të prerë në grupet punues të Këshillit Evropian. Ndoshta është njëfarë kushtëzimi se nëse nuk ka përparim në dialog atëherë nuk ka viza. Në njëfarë forme po del si sekret publik, ndoshta nuk është por supozimet po na dërgojnë aty”, ka thënë ndër të tjera Arifi.
Ndryshe, nga burimet diplomatike të REL-it në Bruksel mësohet se “së paku dy shtete” e ndërprenë këtë procedurë dhe penguan që propozimi të marrë dritën e gjelbër.
Sipas burimeve, Spanja ishte ajo që paraqiti vërejtje, ndërsa disa shtete tjera kërkuan më shumë sqarime.
Propozimi i Çekisë, vend që aktualisht udhëheq Presidencën e BE-së, ishte që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhej me funksionalizimin e sistemit të udhëtimit ETIAS, siç kërkoi Franca, por njëherësh të caktohej edhe data e fuqizimit të vendimit: “jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023”.
Siç bëhet e ditur, situata e krijuar nuk do të thotë se propozimi çek nuk do të kalojë as në të ardhmen.
Tani pritet që Presidenca çeke, në takime dypalëshe me vendet që paraqitën vërejtje, t’i sqarojë disa çështje teknike.
Po ashtu, synohet që propozimi të kalojë në nivel më të lartë, atë të ambasadorëve, para fundit të këtij viti.
Spanja, e cila do të marrë udhëheqjen e Presidencës së BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2023, sipas burimeve, do të preferonte që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për Kosovën të shtyhet për një muaj, përkatësisht më 1 janar të vitit 2024. Arsyet për këtë nuk janë të qarta.
Diplomatët në BE, megjithatë, besojnë se Presidenca çeke, gjatë dy javëve të ardhshme, do të arrijë pajtimin e vendeve anëtare për miratimin e propozimit të saj.
Mësohet se edhe Sllovakia – që sikurse Spanja nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës – kërkoi “disa sqarime” rreth propozimit çek. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj