LAJMI I FUNDIT:

Martin Berishaj pranon se ka punuar në kompaninë energjetike “GEN”: Kam qenë këshilltar

Martin Berishaj pranon se ka punuar në kompaninë energjetike “GEN”: Kam qenë këshilltar

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka pranuar se ka bashkëpunuar me kompaninë energjetike “GEN”, e cila u përmend në skandalin financiar të zbuluar në prill të këtij viti nga mediumi slloven “Planet TV”.

Berishaj tha se ka punuar si këshilltar në këtë kompani, por që nga viti 2019 nuk ka pasur asnjë komunikim apo bashkëpunim me ta.


Këto deklarata ai i bëri të enjten gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar Hetimor në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike.

“Unë GEN-in natyrisht e njoh shumë mirë. Është një firmë 100 për qind me pronë në Slloveni. Unë kam qenë aty si këshilltar. Kam dhënë këshilla politike se çfarë do të duhej të bëjë një firmë madhe. GEN-i është e regjistruar si ZRRE në Kosovë. Ka licencë nga viti 2019 dhe bën shit-blerje. Nga viti 2019 nuk kam komunikim dhe bashkëpunim me ta”, ka thënë Berishaj.

Ai tutje ka deklaruar se kompania GEN vepron në 25 shtete të botës.

“Është një ndër kompanitë më prestigjioze në Evropë”, ka shtuar ai, duke mohuar t’i ketë pranuar 600 mijë euro nga kjo kompani, siç kanë raportuar mediat sllovene. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori