LAJMI I FUNDIT:

Alibeaj reagon ashpër ndaj grupit të Berishës: Parazitë në opozitë nuk pranojmë

Alibeaj reagon ashpër ndaj grupit të Berishës: Parazitë në opozitë nuk pranojmë

Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur ashpër akuzave të grupit të Berishës se ai është “patericë” e Kryeministrit, Edi Rama.

Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, Aliebaj tha se nuk përfaqëson asnjë, por veten e tij.


Alibeaj nënvizoi se nuk pranon parazitë në opozitë.

“Këtë mocion e kam unë, përfaqësues i këtyre burrave, dhe grave dinjitoze, që nuk kanë asgjë që i lidh me 30 vitet e shkuara. Nuk kanë skelete në dollapë, si kanë këmbët e lidhura, s’kanë ambicie për t’u bërë plaçkë me politikën. Përfaqësojmë emrin. S’dua të përfaqësoj askënd dhe asnjë, me të cilët nuk më lidh asgjë. Kjo do të jetë përgjigja ime,” ka thënë ai.

“Të zhytur në të gjitha aferat tuaja, juve ju intereson kjo gjë. Ka një pjesë që mendon ndryshe, që e do një orë e më parë shkëputjen nga ky tranzicion banal. Ne do bëjmë çfarë është e mundur. Parazitë në opozitë nuk pranojmë. E kemi kërkuar ne, do e çojmë deri në fund, sipas mendësisë tonë, vlerave tona. Këtë mocion, meqë ra fjala, drejtuesi i seancës e ka paraqitur prej 1 muaj, por e mbajtët ne sirtar. As nuk u kujtuat, por vetëm sot ju ra ndërmend. 32 vite më parë, pakkush mund ta kishte menduar që Shqipëria nuk do ishte vend anëtar në BE me të drejtat të barabarta. S’dua të mbetem peng i atyre 32 viteve, është e mbushur plot me gabime, këtej dhe andej. Në 9 vite që qeverisni ju, Shqipëria ka mbetur në vend numëro”, tha Alibeaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori