LAJMI I FUNDIT:

“Kam lindur në ferr dhe shkelja mbi trupa të pajetë”, Antony tregon fëmijërinë e tmerrshme në Brazil

“Kam lindur në ferr dhe shkelja mbi trupa të pajetë”, Antony tregon fëmijërinë e tmerrshme në Brazil

Para fillimit të Kupës së Botës “Katar 2022”, sulmuesi i Manchester United, Antony ka folur për fëmijërinë e tij dhe se si ishte të rriteshe në Sao Paulo.

Braziliani nënshkroi për Unitedin në fund të afatit kalimtar të verës për rreth 100 milionë euro nga Ajaxi, por ka qenë një rrugë tepër e vështirë për të arritur në atë pikë.


Ai e përshkruan ‘favela-n’ (lagjen) në të cilën u rrit si një ‘ferr’ dhe tregoi në detaje se çfarë iu nënshtrua vetëm kur shkonte në shkollë ose luante me miqtë e tij, të gjitha në një pjesë që ai ka shkruar për Players’ Tribune.

“Kam lindur në ferr. Kjo nuk është shaka. Për miqtë e mi evropianë që nuk e dinë, ‘favela’ ku unë u rrita në Sao Paulo quhet në të vërtetë Inferninho – ‘ferri i vogël’”, ka shkruar fillimisht Antony.

“Nëse vërtet dëshironi të më kuptoni si person, atëherë duhet të kuptoni se nga jam. Historia ime, rrënjët e mia. Inferninho”.

Vendet e njohura si Favela

“Është një vend famëkeq. Pesëmbëdhjetë hapa nga dera jonë e përparme, gjithmonë kishte tregtarë droge që bënin biznesin e tyre, duke i kaluar sendet dorë më dorë. Era vinte vazhdimisht jashtë dritares sonë”.

“Në fakt, një nga kujtimet e mia të para është që babai im u ngrit nga divani një të diel dhe do t’u bërtiste djemve që të largoheshin nga rrugë dhe të na linin të qetë, sepse fëmijët e tij ishin brenda duke u përpjekur të shikonin ndeshje futbolli”.

Antony me familjen e tij

Antoni foli gjithashtu se si ai hasi në një trup të pajetë gjatë rrugës për në shkollë në një moshë ku askush nuk duhet ta shihte kurrë një gjë të tillë.

“Disa nga gjërat që kam parë …. Vetëm ata që e kanë jetuar mund t’i kuptojnë. Në shëtitjen time për në shkollë një mëngjes, kur isha ndoshta 8 ose 9 vjeç, hasa në një burrë të shtrirë në rrugicë”.

“Ai nuk po lëvizte. Kur u afrova, kuptova se kishte vdekur. Në favela, ju mpiheni për këto gjëra. Nuk kishte rrugë tjetër për të shkuar, dhe unë duhej të shkoja në shkollë. Kështu që mbylla sytë e mi dhe shkela mbi trupin e pajetë”.

Antony është një lojtar i njohur për talentin e tij brazilian dhe ai foli për futbollin e luajtur si i ri në Favela.

“Çdo ditë, vëllai im më i madh më çonte në shesh për të luajtur futboll. Në favela, të gjithë luajnë. Fëmijë, pleq, mësues, punëtorë ndërtimi, shoferë autobusësh, shpërndarës droge, gangsterë”.

“Atje të gjithë janë të barabartë, në kohën e babait tim ishte fushë dheu, në kohën time ishte asfalt, në fillim luaja këmbëzbathur, me këmbë të gjakosura, nuk kishim para për këpucët e duhura”.

“Isha i vogël, por dribloja me një dhunti që vinte nga Zoti. Driblimi ishte gjithmonë diçka brenda meje. Ishte një instinkt i natyrshëm. Dhe nuk pranova t’i përkulja kokën askujt. Do t’i bëja ‘flip-flap’ shpërndarësve të drogës. “Rainbow” lëvizje shoferit të autobusëve. Topin mes këmbëve hajdutëve. Vërtet nuk e qaja trapin”, përfundoi ylli brazilian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori