LAJMI I FUNDIT:

ACA përmbylli me sukses Muajin e Sigurisë Kibernetike, publikoi raportin e sigurisë në media dhe shoqëri civile

ACA përmbylli me sukses Muajin e Sigurisë Kibernetike, publikoi raportin e sigurisë në media dhe shoqëri civile

Muajt e fundit janë ngritur shqetësime mbi sulme të mundshme kibernetike në vend dhe e gjithë kjo i ka vënë organet shtetërore para një pikëpyetje të madhe, mbi kapacitetet e Kosovës për tu përballur me sulmet.

Shoqata Shqiptarë Kibernetike ka zhvilluar disa aktivitete gjatë Tetorit, në muajin kur në gjithë botën ngritët vetëdija mbi rëndësinë e sigurisë kibernetike.


Mbështetja më e madhe ka qenë e drejtuar në media dhe shoqëri civile, në mbrojtjen e sistemeve, rrjeteve dhe programeve nga sulmet digjitale.

Përmes Projektit “Media të Pavarura-Qëndrueshmëria e Sigurisë Kibernetike”, i mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, është ofruar një mundësi e jashtëzakonshme në mbrojtjen e sistemeve të tyre online.

Gjetjet e ekipeve të Shoqatës Shqiptare Kibernetike, të përbëra nga ekspertë të sigurisë kibernetike, të cilat kanë bërë teste detajuese në mediat dhe shoqëritë civile që kanë përfituar nga projekti, janë të rëndësishme, dhe njëkohësisht ngrenë alarm shqetësues mbi dobësitë në sistemin e tyre online.

Gjatë kësaj kohe nga ligjëruesit e Shoqatës Kibernetike Shqiptare janë trajnuar 66 gazetarë dhe punonjës të Organizatave jo qeveritare, mbi sigurinë e punës së tyre online dhe rëndësinë e mbrojtjes nga sulmet digjitale.

Në kuadër të Muajit për Siguri Kibernetike, është zhvilluar edhe trajnimi i specializuar në WORDPRESS, ELEMENTOR DHE MENAXHIMI I SIGURISË NË TË, që ka përfshirë 20 përgjegjës për IT dhe ueb në media, organizata joqeveritare dhe minoritete.

Vlerësimi i përgjithshëm është se mediat me lexueshmëri të madhe janë më të ndjeshme nga sulmet e tilla.

Shoqata Shqiptare Kibernetike thotë se mbetet e përkushtuar dhe e hapur për kontribut, rrjetizim, zgjidhje të problemeve, ide&sugjerime dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet, kompanitë e mediat që hasin në vështirësi ose që kanë dobësi në rrjetin e tyre online. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Nëse i përdorni këto PIN-a, ndryshojeni menjëherë - hakerat do t'ju grabisin sa qelë e mbyll sytë!

Nëse i përdorni këto PIN-a, ndryshojeni menjëherë - hakerat do t'ju grabisin sa qelë e mbyll sytë!

Teknologji
12 milionë të shitura në 12 javë: Kjo videolojë theu rekord

12 milionë të shitura në 12 javë: Kjo videolojë theu rekord

Lojëra
WhatsApp me dizajn të ri: A ju ka ardhur versioni i ri?

WhatsApp me dizajn të ri: A ju ka ardhur versioni i ri?

Teknologji
OpenAI po e braktis bashkëthemeluesi dhe shkencëtari kryesor

OpenAI po e braktis bashkëthemeluesi dhe shkencëtari kryesor

Teknologji
Apple pritet ta prezantojë iPhone 17 Slim

Apple pritet ta prezantojë iPhone 17 Slim

Teknologji
Imazhet e zbuluara të iPhone 16 Pro Max tregojnë se ekrani i madh mund të mos jetë i vetmi ndryshim shqetësues

Imazhet e zbuluara të iPhone 16 Pro Max tregojnë se ekrani i madh mund të mos jetë i vetmi ndryshim shqetësues

Teknologji
Kalo në kategori