Poezi nga: Xhevdet Bajraj
Aty nën pjergullën e rrushit
ku dy pleq të vetmuar shtrojnë tryezën
për t’i ushqyer zogjtë e kujtimit me troshat e jetës
do të ndërtoj një shtëpi
Atje ku një nuse e re me shami të zezë në kokë
pret fluturën e bardhë t’i zbresë në sup
për ta shuar mallin për të vdekurin e saj
një shtëpi të re do të ndërtoj
Andej nga molla e egër do t’ia lë një derë
sa herë të hyjmë e sa herë të dalim
sa herë të pikë ndonjë frut ore
të na bjerë ndërmend se jetojmë
mes engjëjve dhe krimbave
Do të pimë rakinë që na ruajti babai or vëlla
do ta sosim dhembjen do të shuajmë mallin
dhe …
vargjet e reja
rrudha të reja do të na shtojnë në fytyrë
Po shtëpinë aman shtëpinë e re si ta ndërtoj
ku të gjej në këtë botë një arkitekt
që do të mund të rregullonte një vend
aq të shenjtë aq të shtrenjtë
për të bërë dashuri për të vuajtur
ku do të qaj nga gëzimet nga dhimbjet që më presin
ku do të lindin më të dashurit e mi
ku më të dashurit e mi do të vdesin
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'