LAJMI I FUNDIT:

Vashat e Kosovës U19 shkatërrojnë ato të Gjibraltarit në kualifikimet për Kampionatin Evropian

Vashat e Kosovës U19 shkatërrojnë ato të Gjibraltarit në kualifikimet për Kampionatin Evropian

Përfaqësuesja e Kosovës U-19 në kategorinë e femrave e ka filluar mbarë rrugëtimin për kualifikimet në Kampionatin Evropian.

Vashat tona kanë mposhtur 7-0 ato të Gjibraltarit, derisa punën e madhe e përfunduan në 45 minutat e parë.


Pas vetëm pesë minutash lojë, Flondra Behrami kaloi Kosovën U-19 në epërsi, derisa në minutën e 18-të shënoi edhe të dytin.

Dy gola i realizoi edhe Albulena Guri (26’, 42’), duke shkuar në pushimin mes pjesëve me epërsi të thellë.

Për 5-0 u përkujdes Elma Kadriu, që shënoi nga penalltia në minutën e 49-të, ndërsa golat nuk u ndalën me kaq.

Goli i gjashtë u shënua nga Erisa Popaj në minutën e 84-të, për të pasuar me të shtatin që u realizuar prej Vesa Paçarizi (90+1′).

Kosova U-19 është lidere me këtë fitore me tri pikë në Grupin e 5-të të Ligës B, derisa aty bën pjesë edhe Bullgaria.

Kujtojmë se fitueset e shtatë grupeve të Ligës B, do të promovohen në Ligën A, ku do t’i vazhdojnë kualifikimet në kuadër të raundit të dytë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori