LAJMI I FUNDIT:

Hakerat publikojnë videot e përgjimeve të Shërbimit Informativ Shqiptar

Hakerat publikojnë videot e përgjimeve të Shërbimit Informativ Shqiptar

Hakerat kanë publikuar videot e përgjimeve të Shërbimit Informativ Shqiptar, SHISH.

Një nga videot e publikuara nga “Homeland Justice” tregon përgjime në një nga ambasadat e huaja në Tiranë.


Dy videot e publikuara të hënën pretendohet se janë përgjime të dy ambasadave të huaja në Tiranë, njëra nga të cilat duket si ambasada e Kinës, por kjo mbetet për t’u verifikuar.

Në mesazhin e hakerave në kanalin e tyre Telegram shkruhet ‘Prisni për një bombë’, duke supozuar se kanë materiale të tjera më të rëndësishme.

Katër ditë më parë hakerat zbuluan një pjesë të identitetit të funksionarëve të Shërbimit Informativ Shtetëror.

“Homeland Justice” publikoi një listë me rreth 400 emra të punonjësve të shërbimit sekret të sektorëve të ndryshëm nga zbulimi, kundërzbulimi dhe drejtoria e sigurimit.

Lista përmban pjesërisht edhe numrat e punonjësve dhe adresat e emailit.

Në këtë material të përpunuar të hakerave zbulohen edhe 3 njësi speciale pranë shërbimit sekret, të quajtua njësia “ compass”, në shqip busulla, njësia “horizont” dhe njësia “ Huntër & Ghost ”, në shqip Gjahtar dhe fantazma.

Nga vetë SHISH nuk ka pasur edne një reagim mbi këtë sulm të hakerave ndërsa më herët “Homeland Justice” ka publikuar të dhënat personale të kreut të shërbimit sekret Helidon Bendo dhe bashkëshortes së tij, raporton euronewsal.

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori