“Ai është i jashtëzakonshëm”, Van Dijk thotë se do të donte që Liverpooli të nënshkruante me yllin e Man Cityt

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka emëruar yllin e Machester Cityt, Kevin De Bruyne, si lojtarin ‘jo-Reds’ që do të dëshironte më shumë të luante së bashku me të në Anfield.
Që kur u transferua në Ligën Premier në verën e vitit 2015, kur nënshkroi për Southampton nga Celtic, Van Dijk ka luajtur përkrah disa prej lojtarëve më të mirë në botë.
Në shtatë vitet e fundit, reprezentuesi holandez është vendosur si një nga qendërmbrojtësit më të mirë në futboll. Dhe pas ardhjes së tij në Liverpool në vitin 2018, Van Dijk ka fituar gjithsej shtatë trofe, ndera ta çmimin PFA Lojtari i Vitit dhe çmimi i UEFA-s si ‘Lojtari më i mirë i vitit’ në sezonin 2018/19.
Një nga rivalët më të mëdhenj të Van Dijk dhe Liverpoolit në atë kohë, sigurisht në nivel vendas, ka qenë City, me skuadrën e Pep Guardiolës që ka fituar vetëm katër nga 15 takimet mes dy skuadrave që kur Van Dijk u bashkua me Reds.
Liverpool hero Virgil van Dijk admits desire to play with 'unbelievable' Man City star | #LFC #MCFChttps://t.co/Zp6Kh4uhjQ
— Express Sport (@DExpress_Sport) November 3, 2022
Megjithatë, Citizens kanë fituar tre tituj të Ligës Premier dhe Liverpooli vetëm një.
Dhe duke folur me Gary Neville në The Overlap, Van Dijkut iu kërkua të zgjidhte lojtarin me të cilin do të donte më shumë të luante përkrah, por ende nuk ka qenë në gjendje. Dhe ai identifikoi një yll të Cityt.
“Kevin De Bruyne. Mendoj se ai është i pabesueshëm. Nëse ai do të kishte luajtur në Liverpool, ne do të kishim shkuar edhe më lartë se sa jemi tashmë”, ka thënë fillimisht qendërmbrojtësi 31-vjeçar.
“Mendoj se ai është i jashtëzakonshëm. I mirë në top, presion, shënon. Ai ka gjithçka si mesfushor modern dhe futbollist në përgjithësi. Mendoj se ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”, përfundoi Van Dijk.
Është e vështirë të debatosh me Van Dijk, duke pasur parasysh statusin e De Bruyne si një nga futbollistët më të mirë në planet.
Belgu është më i njohur si krijues, me aftësinë e tij të pabesueshme të pasimeve të cilat janë në gjendje të ndajnë edhe mbrojtjen më të forta.
Sezoni i tij më i mirë me statistika ishte në 2019/20, kur ai dha 20 asistime të jashtëzakonshme në vetëm 35 paraqitje, por mund ta thyej në këtë sezon, me nëntë asistime në 12 ndeshjet e tij të para.
Por, De Bruyne është gjithashtu një golashënues shumë i aftë, me 15 gola që shënoi sezonin e kaluar, shifrat e tij më të mira në karrierë gjatë një sezoni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë