LAJMI I FUNDIT:

Lukaku kthehet në Belgjikë për konsultime mjekësore përpara Kupës së Botës

Lukaku kthehet në Belgjikë për konsultime mjekësore përpara Kupës së Botës

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku thuhet se është rikthyer në Belgjikë për konsultime mjekësore shtesë me stafin e kombëtares së tij përpara Kupës së Botës “Katar 2022”.

29-vjeçari u rikthye në aksion pas një dëmtimi muskulor javën e kaluar, por sërish është detyruar të largohet nga fusha për shkak të një problemi të ri fizik.

Sipas Sky Sport Italia, ish-sulmuesi i Evertonit dhe Chelseat është kthyer në Belgjikë për një konsultë me mjekët e ekipit të tij kombëtar.

Lukaku nuk mori pjesë në humbjen 2-0 të Interit kundër Bayern Munichut të martën mbrëma dhe nuk do të jetë në dispozicion kundër Juventusit në Torino të dielën.

Interi njoftoi të hënën e kaluar se i huazuari i Chelseat kishte pësuar ‘një tendosje të miokardit të bicepsit femoral të kofshës së majtë’.

Simone Inzaghi shpreson që Lukaku të luajë për Interin para pushimit të Kupës së Botës, por nuk ka gjasa që ‘Big Rom’ të kthehet në aksion për klubin e tij para vitit 2023.

Në anën tjetër, Belgjika e bën debutimin e saj në Kupën e Botës në Katar më 23 nëntor kundër Kanadasë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr një lajm të madh – top ylli arrin në minutën e fundit për finalen ndaj Dortmundit

Real Madridi merr një lajm të madh – top ylli arrin në minutën e fundit për finalen ndaj Dortmundit

Liga e Kampionëve
Zbulohet paga marramendëse e Vincent Kompany pasi mori drejtimin e Bayernit

Zbulohet paga marramendëse e Vincent Kompany pasi mori drejtimin e Bayernit

Bundesliga
Pep Guardiola synon ta thyejë rregullin e “artë” të transferimeve – shkak bëhet një ish-lojtar i tij

Pep Guardiola synon ta thyejë rregullin e “artë” të transferimeve – shkak bëhet një ish-lojtar i tij

Premier League
Ancelottit nuk i intereson a është finale apo ndeshje e thjeshtë – Real Madridi publikon formacionin zyrtar dy orë para përballjes

Ancelottit nuk i intereson a është finale apo ndeshje e thjeshtë – Real Madridi publikon formacionin zyrtar dy orë para përballjes

Liga e Kampionëve
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori