LAJMI I FUNDIT:

Lufta në Ukrainë, Putin pezullon marrëveshjen e eksportit të grurit përmes Detit të Zi

Lufta në Ukrainë, Putin pezullon marrëveshjen e eksportit të grurit përmes Detit të Zi

Presidenti Vladimir Putin ka thënë se Rusia po pezullon – por nuk e përfundon – pjesëmarrjen e saj në një marrëveshje që lejon kalimin e sigurt për anijet që transportojnë eksporte të grurit ukrainas.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB të shtunën, duke pretenduar se Ukraina kishte përdorur një korridor sigurie në Detin e Zi për të sulmuar flotën e saj.


Por OKB thotë se nuk kishte anije brenda korridorit atë natë – ndërsa Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se marrëveshja do të respektohej dhe akuzoi Rusinë për “shantazhimin e botës me uri” – një pretendim që Rusia e mohon.

Pavarësisht nga pasojat e mundshme, 12 anije që përmbanin 354,500 ton ushqim, përfshirë grurin, u larguan nga portet e Detit të Zi të Ukrainës të hënën, tha ministria e infrastrukturës e Ukrainës.

Ky përbënte një vëllim rekord të eksporteve që nga fillimi i marrëveshjes së grurit, tha një zëdhënës i administratës ushtarake të Odesa-s i cituar nga Reuters.

Ministria e infrastrukturës shtoi se një nga anijet që transportonte 40,000 tonë drithë ishte e destinuar për në Etiopi, ku ekzistonte “mundësia reale e urisë masive”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori