LAJMI I FUNDIT:

Biseda e pazakontë telefonike mes Bidenit dhe Zelensky që u zhvillua në qershor, presidenti amerikan kishte humbur durimin me homologun ukrainas

Biseda e pazakontë telefonike mes Bidenit dhe Zelensky që u zhvillua në qershor, presidenti amerikan kishte humbur durimin me homologun ukrainas

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në një moment kishte humbur durimin dhe kishte ngritur tonin e zërit gjatë një bisede telefonike që e kishte zhvilluar me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky gjate qershorit, që kishte për qëllim ta informojë se kanë ndarë një miliardë dollarë tjera shtesë ndihmë ushtarake.

E ai në vend se ta falënderonte dhe të tregohej më mirënjohës, Zelensky kishte vazhduar t’i kërkojë gjëra tjera për të cilat ai vlerësonte se kishte nevojë vendi i tij, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, presidenti amerikan dhe ai ukrainas zhvillojnë biseda të vazhdueshme telefonike, e në veçanti kur SHBA-të paralajmërojnë pako të re të ndihmës ushtarake për Kievin.


Megjithatë, një bisedë telefonike mes dy liderëve e realizuar në qershor ishte më ndryshe nga tjerat, e këtë e konfirmojnë katër persona të mirinformuar me rastin.

Biden sapo kishte përfunduar fjalën me Zelenskyn, të cilin e kishte informuar për një miliardë dollarë tjera si ndihmë ushtarake nga ushtria amerikane, kur Zelensky filloi t’ia numërojë gjërat tjera për të cilat konsideronte se kishte nevojë, e që kinse nuk i ka marrë.

Biden në ato momente kishte humbur durimin, thonë personat që deshën të mbesin anonim, por që janë të informuar mirë me rastin.

“Populli amerikan ka qenë zemërgjerë, e administrata e tij dhe ushtria amerikane vazhdimisht kanë punuar për ta ndihmuar Ukrainën”, ka thënë Biden me një ton të lartë të zërit, kurse Zelensky nuk ka shfaqur falënderim, shkruan NBC News.

Megjithatë, zyrtarët e administratës amerikane thanë se raportet mes Bidenit dhe Zelensky u përmirësuan pas kësaj telefonate, pasi që Zelensky bëri të ditur në një adresim të tij se falënderon nga zemra SHBA-të për zemërgjerësinë dhe ndihmën e dhënë për Ukrainën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

Botë
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori