LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre persona dy nga Shqipëria dhe një nga Kosova për trafikim me njerëz

Arrestohen tre persona dy nga Shqipëria dhe një nga Kosova për trafikim me njerëz

Janë arrestuar tre persona në Gjilan, pasi të njëjtit dyshohen se kanë bërë trafikim me njerëz, njofton Policia e Kosovës. Sipas policisë të arrestuarit janë dy shtetas të Shqipërisë dhe një shtetas i Kosovës.

Siç raporton policia këtyre personave përveç kësaj iu kanë konfiskuar edhe një veturë, 2,650 euro para të gatshme dhe 3 telefona mobil.


“Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve nga njësitet relevante , janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, dy shtetas të Shqipërisë dhe një kosovar pasi që dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën e lartë cekur. Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një veturë, 2650 € para të gatshme dhe 3 telefona mobil. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, bënë të ditur policia./Telegrafi/