LAJMI I FUNDIT:

Shqipërisë i ikin agjentët sekretë, në tre vite lanë punën 152 punonjës të SHISH

Shqipërisë i ikin agjentët sekretë, në tre vite lanë punën 152 punonjës të SHISH

Numri dy i inteligjencës shqiptare Oljan Kanushi duke folur për buxhetin e vitit që vjen të Shërbimit Informativ Shqiptar (SHISH), i tregoi komisionit parlamentar të Sigurisë kombëtare se gjatë tre viteve të fundit me dëshirën e tyre janë larguar nga puna 152 inspektorë.

“Vitet e fundit është rritur numri punonjësve që kanë dalë në lirim dhe një nga arsyet kryesore është niveli pagave të punonjësve në SHISH që në gjykimin tonë duhet të rishikohet. Gjatë këtij viti janë mesatarisht 66 punonjës në lirim që trajtohen me një pagesë kalimtare. 41 janë për vitin 2020 dhe 45 për vitin 2021”, deklaroi zëvendës drejtori Shërbimit Informativ Shtetëror.


Ky deklarim i numrit dy të inteligjencës shqiptare për largime të punonjësve nga SHISH si pasojë e pagave të ulëta është njëra anë e medaljes.

Në kushtet e anonimatit një zyrtar i SHISH i tha gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu , se kjo arsye qëndron por ka edhe të tjera.

“Një inspektor i ri pa mbushur vitin, u largua, quhej E. M. Largimi për shkak të sjelljes së keqe nga shefat dhe paga e ulët. Vazhdojnë të bëjnë kërkesa për ta lënë SHISH, inspektorë të rinj që kanë mbaruar kursin bazë pa mbushur vitin. Në drejtorinë e Tiranës e ka lënë detyrën së fundmi edhe inspektori I. K. Mosha e këtyre të dyve, ishe rreth 35 vjeç . Inspektori T.T sapo mori Vizë Amerikane e braktisi detyrën. U largua pa bërë dorëzimet”, tha burimi i Top Channel.

Duke folur me doza shqetësimi, burimi Top Channel në SHISH, thotë se struktura piramidale e drejtimit është me kokë mbrapsht.

“Situata në SHISH është e nderë. Nga numri total i punonjësve 30 për qind janë punonjës terreni inspektor, ato që mbledhin informacion. 70 % janë punonjës në Aparatin Qendror e administratë. Diçka absurde që nuk e kanë shërbimet e tjera në rajon dhe Europë. Jemi kthyer në institucion nepotik. Bëhet sikur punohet. Merr rrogën, shijo fundjavat apo pushimet dhe siguria ruan vetveten. Në SHISH duhet një reformë e thellë dhe mbështetje politike nga kryeministri Rama për ta kryer këtë reformë” deklaroi zyrtari SHISH.

I njëjti burim tregoi për Top Channel se në Drejtorinë e Sigurimit të Personelit, flenë në sirtarë denoncime për një drejtor dhe një oficer drejtimi në një qytet afër Tiranës, si të dyshuar për shitje informacioni grupeve kriminale. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori