Berat Gjimshiti është rikthyer në fushë pas një lëndimi të gjatë që e mbajti jashtë fushave për rreth dy muaj.
Mbrojtësi shqiptar është njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të Atalantës dhe rikthimi i tij është pritur shumë mirë nga trajneri Gian Piero Gasperini.
Në një intervistë për mediat italiane, Gjimshiti ka treguar se trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja e pyet gjithmonë për Atalantën, teksa ndihet krenar me të arriturat e tij.
“Reja flet gjithmonë shumë për Atalantën, kur jam me ekipin kombëtar, dhe flet gjithmonë shumë mirë. Më pyet vazhdimisht si shkojnë gjërat, çfarë ndodh, si është grupi. Ai ka mbetur shumë i lidhur me ambientin këtu, ishte shumë i lumtur”.
“A e ndjej që jam shqiptari që ka mbërritur më shumë në Serinë A? Po, ndjehem krenar për këtë gjë. E kuptoj kur kthehem në atdhe, në Shqipëri të gjithë ndjekin futbollin italian, por një herë e një kohë Atalanta nuk ishte kaq e njohur. Tani shumë e kanë zgjedhur si skuadër të dytë të preferuar dhe më thonë që luan një futboll të bukur, një kënaqësi e madhe”, tha Gjimshiti për ‘L’Eco di Bergamo’.
Mbrojtësi është kthyer nga një lëndim që e la për shumë kohë jashtë, në një moment që ishte në kulmin e formës dhe ku për të kishin filluar të qarkullonin zëra interesantë për transferimin te skuadrat e mëdha të Serisë A si Milani e Interi.
“Është demoralizuese të qëndrosh jashtë, por kam punuar shumë dhe tani jam gati. Lëndimet nuk bëjnë mirë dhe kushdo do të dëshironte të kishte gjithmonë mundësinë që të zbriste në fushë. Mëkat për mënyrën e pafat se si u dëmtova me Milanin. Gjatë periudhës së ndalesës, familja ime më ka ndihmuar shumë, nuk kam probleme të përballem me këto gjera dhe tani do të mundohem të kthehem më i fortë se më parë”.
“Nëse kishte mundësi për largimin në verë? Do të përballeshim me këtë mendim nëse do të kishte mbërritur një ofertë të cilës nuk mund t’i thuash “jo”, por nuk ka ardhur. Unë jam i lumtur këtu, por do të ishte një gënjeshtër nëse do të thosha se nuk e mendoj se mund të ndodhë diçka në të ardhmen”, tha Gjimshiti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj