LAJMI I FUNDIT:

Conte shfaqet si kandidati kryesor për ta zëvendësuar Allegrin te Juventusi

Conte shfaqet si kandidati kryesor për ta zëvendësuar Allegrin te Juventusi

Trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte thuhet se është kandidati kryesor për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin te Juventus në vitin 2023, me italianin e tunduar për t’u kthyer në Torino.

Bardhezinjtë po përballen me një fillim tjetër të vështirë të sezonit, duke qenë 10 pikë mbrapa Napolit, lider i Serie A dhe jashtë fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga sezoni 2013/14 kur Conte ishte në krye.

Presidenti Andrea Agnelli konfirmoi besimin e tij te Allegri muajin e kaluar, duke thënë se ai do të vlerësojë sezonin në qershor.


Allegri ka një kontratë deri në vitin 2025, por sipas Gazzetta dello Sport, drejtuesit e Bianconerëve kanë filluar të mendojnë se 55-vjeçari nuk është njeriu i duhur për të nisur një cikël të ri fitues.

Prandaj, ata do të konsideronin rikthimin e Contes në klub nëse Allegri përfundon një tjetër sezon pa trofe.

Kontrata e Contes në Londrën e Veriut skadon në verë dhe ai ende nuk është ulur me drejtuesit e Spurs për të diskutuar një marrëveshje të re, sepse ai është i vetëdijshëm se mund të ketë një shans për t’u rikthyer te Juventusi në fund të sezonit.

Conte së fundmi i ka etiketuar si ‘mos-respektuese’ raportet që e lidhin atë me një rikthim në Juventus, por gjithashtu tha se ai do të diskutojë një marrëveshje të re me Tottenham ‘në kohën e duhur’.

Sipas Gazzetta dello Sport, Conte ka rregulluar marrëdhënien e tij me presidentin Andrea Agnelli pasi u largua nga klubi një ditë në para-sezonit 2014/15. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori