LAJMI I FUNDIT:

Barazojnë Atletico dhe Leverkusen, kualifikohet Porto

Barazojnë Atletico dhe Leverkusen, kualifikohet Porto
(Foto: Getty Images)

Atletico Madridi dhe Bayer Leverkuseni i kanë bërë shërbim Portos gjatë barazimit (2-2) të tyre në ndeshjen e raundit të pestë të fazës grupore në Lugën e Kampionëve që u zhvillua në Wanda Metropolitano.

Adam Hlozek e pasoi topin drejt Moussa Diaby, i cili e pranoi asistimin në zonë dhe reagoi shpejt për ta dërguar në rrjetë (9’).


Nuk vonoi reagimi i vendasve, kur Antoine Griezmann dërgoi një top drejt Yannick Carrascos që e barazoi rezultatin (22’).

(Foto: Getty Images)

Megjithatë, Callum Hudson-Odoi (29’) u kujdes që ekipi gjerman të shkonte në pushim me epërsi. Asistues ishte Nadiem Amiri.

Në gjysmën e dytë, Los Rojiblancos u rikthyen për ta barazuar përsëri rezultatin me golin e Rodrigo de Paul (50’) që kombinoi me Carrascon.

Pasi gjyqtari fishkëlleu për fundin e ndeshjes, dhoma e VAR-it dha sinjalit për prekje me dorë brenda zonës dhe u akordua penallti në favor të Los Rojiblancos, por goditjen e Yannick Carrascos e mbrojti portieri Lukas Hradecky, në vijim ishin dy mundësi të tjera që vendasit të shënonin, por fati nuk ishte në anën e tyre.

(Foto: Getty Images)

Falë këtij barazimi, edhe Atletico Madridi edhe Bayer Leverkuseni mbeten jashtë Ligës së Kampionëve, ndërsa në fazën e eliminimit direkt, krahas Club Brugge nga Grupi B është kualifikuar edhe Porto.

Skuadra spanjolle dhe ajo gjermane kanë nga katër, respektivisht tri pikë dhe në xhiron e fundit do të vendoset se cila do të luajë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori