LAJMI I FUNDIT:

Albina e gatshme për ndeshjet e Kosovës në hendboll, krenare që dy sfidat zhvillohen në Istog

Albina e gatshme për ndeshjet e Kosovës në hendboll, krenare që dy sfidat zhvillohen në Istog
(Foto: kosovahandball.info)

Aloja e Kosovës, Albina Rugova, ka sanuar një lëndim të rëndë që e ka mbajtur jashtë për një kohë të gjatë. Ajo kishte lënduar gjurin, por është paraqitur në ndeshjet e fundit të Istogut.

Rugova ndjehet plotësisht e gatshme për ndeshjet që Kombëtarja jonë i luan me Ishujt Faroe, muajin tjetër. Albina është krenare që dy ndeshjet do të luhen në qytetin e saj, në Istog.


Në kuadër të fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2023, Kosova luan ndaj Ishujve Faroe më 3 dhe 5 nëntor. Grumbullimi bëhet të martën (nesër).

“Është hera e parë që Kosova zhvillon ndeshje në Istog. Qytetarët e Istogut janë sportdashës, dinë të krijojnë atmosferë të veçantë dhe jam e sigurt se kështu do të jetë në dy ndeshjet me Ishujt Faroe”, ka thënë Albina Rugova. Ajo ka folur edhe për periudhën e vështirë që e ka kaluar.

“Për mua ishte një vit i vështirë sepse nuk pata mundësi të ndihmoj skuadrën në ndeshjet e Kupës Evropiane. Kam punuar shumë që të jem e gatshme për Kosovën. Kombëtarja është nder dhe krenari. Tani ndihem shumë e gatshme të ndihmoj Kombëtaren e Kosovës dhe shpresoj të arrijë këtë”, ka theksuar kapitenia e skuadrës së Istogut.

Ajo ka bërë thirrje që palestra në Istog të mbushet me shikues. Madje nuk dyshon në këtë. “Pres përkrahje të madhe nga qyteti dhe bashkëvendasit e mi për Kombëtaren e Kosovës. Është ndeshje historike dhe Istogu do ta dëshmojë edhe njëherë mikpritjen tradicionale për mysafiret, por edhe përkrahjen e veçantë për Kombëtaren tonë. Për mua do të jetë ndjenjë e veçantë të luaj për Kombëtaren para bashkëvendasve të mi. Po emocionohem vetëm duke e menduar këtë”, thotë Rugova.

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori