LAJMI I FUNDIT:

Xavi tregon se si Ronaldo e bëri Messin ‘një lojtar më të mirë’

Xavi tregon se si Ronaldo e bëri Messin ‘një lojtar më të mirë’

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka thënë se konkurrenca me Cristiano Ronaldon e bëri Lionel Messin “një lojtar më të mirë”, me dy rivalët që ishin të ashpër dhe plotësisht të vetëdijshëm se çfarë po bënte tjetri.

Messi dhe Ronaldo janë dy emrat më të përfolur në futbollin botëror këtë shekull, pasi kanë dominuar lojën për thuajse dy dekada, duke fituar 12 Topa të Artë.

Rivaliteti i tyre ka qenë shumë i fortë, me argjentinasin që ka fituar shtatë herë Topin e Artë dhe portugezi pesë herë tjera.


Xavi beson se një betejë e gjatë për më të mirin e botës  ndihmoi në ngritjen e niveleve të më të mëdhenjve të të gjitha kohërave.

Trajneri aktual i Barcelonës, i cili kaloi shumë vite të suksesshme duke luajtur përkrah Messit në Camp Nou ka folur për dokumentarit e BBC-së ‘Messi: The Enigma’, teksa ka treguar njohuritë e tij për njërin nga rivalitetet më të mëdha në sport.

“Cristiano i dha atij një shtytje shtesë për t’u bërë një lojtar më i mirë. Cristiano dhe Leo ndoshta nuk do ta pranojnë këtë. Jam i bindur se ata mbanin një sy mbi njëri-tjetrin. Nëse jeni konkurrues, dëshironi të jeni më të mirët”, ka thënë Xavi.

Debati Messi-Ronaldo duket se do të zgjasë për ca kohë ende, pasi nuk ka ende asnjë shenjë që njëri prej tyre po përgatitet të pensionohet së shpejti, dhe të dy do të shpresojnë se do të kenë më shumë çmime të mëdha – megjithëse Ronaldo po kalon një kohë të vështirë te Manchester United, ndërsa Messi po lulëzon te Paris Saint-Germain.

Ndryshe dokumentari “Messi: The Enigma” do të jetë i disponueshëm për t’u transmetuar në iPlayer të BBC nga 22 tetori, me një numër figurash të dukshme nga e kaluara dhe e tashmja e Amerikës së Jugut që japin mendimin e tyre për atë që e bën 35-vjeçarin të veçantë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Ligue 1
Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja

Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja

La Liga
Paraqitja magjike e Edon Zhegrovës ndaj PSG – stastistika e tij ishin perfekte

Paraqitja magjike e Edon Zhegrovës ndaj PSG – stastistika e tij ishin perfekte

Ligue 1
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Superliga
Kalo në kategori