LAJMI I FUNDIT:

Arteta lavdëron Granit Xhakën pas golit të fitores ndaj PSV

Arteta lavdëron Granit Xhakën pas golit të fitores ndaj PSV

Granit Xhaka shënoi golin e fitores ndërsa Arsenali u afrua më shumë me fazën e 1/16-tës në Ligës së Evropës, pas fitores 1-0 ndaj PSV Eindhoven në Emirates Stadium.

Rezultati e lë skuadrën e Mikel Artetës pesë pikë larg në krye të Grupit A pasi ata ruajtën rekordin e tyre të qind për qind.


Ishte gjithashtu fitorja e tetë radhazi e Topçinjve në të gjitha garat dhe ata e merituan më shumë se në garën e riorganizuar që fillimisht ishte planifikuar të luhej më 15 shtator, por u shty për shkak të kufizimeve pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Mesfushori shqiptar, Xhaka shënoi një gol të bukur me të djathtën pas harkimit të Takehiro Tomiyasu, për të thyer përfundimisht rezistencën e vizitorëve.

“Kemi pasur momente vërtet të mira ku dominuam kundër një ekipi vërtet të mirë. Na mungoi ai pasimi apo gjuajtja përfundimtare, por jemi të lumtur që fituam ndeshjen dhe jemi kualifikuar që është hapi i parë”, ka thënë fillimisht Arteta.

“Goli i Xhakës? Ishte një gol i mrekullueshëm me këmbën e djathtë. Ai çdo ndeshje po futet në këto pozicione, prandaj edhe shënon golat”.

“Mënyra se si i trajton të gjithë rreth klubit dhe dashuria që ka për këtë klub futbolli dhe profesionin e tij është e padiskutueshme”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

La Liga
Shkarkimi i Xavit mund t’i kushtojë Barcelonës miliona euro, do të ndikojë në kërkimin e pasuesit të tij

Shkarkimi i Xavit mund t’i kushtojë Barcelonës miliona euro, do të ndikojë në kërkimin e pasuesit të tij

La Liga
Zyrtare: Vendoset stadiumi ku do të luhet finalja e Kupës së Kosovës

Zyrtare: Vendoset stadiumi ku do të luhet finalja e Kupës së Kosovës

Superliga
Kalo në kategori