LAJMI I FUNDIT:

Lexuesi i buzëve zbulon se çfarë i tha Guardiola sulmuesit Salah pas fitores së Liverpoolit ndaj Man Cityt

Lexuesi i buzëve zbulon se çfarë i tha Guardiola sulmuesit Salah pas fitores së Liverpoolit ndaj Man Cityt

Një lexues i buzëve pretendon se e di se çfarë i tha trajneri Pep Guardiola sulmuesit Mohamed Salah në fund të fitores kontroverse të Liverpoolit ndaj Manchester Cityt të dielën.

Skuadra e Jurgen Klopp mori një të madhe në Anfield, me golin sensacional të Salah në pjesën e dytë, të mjaftueshëm për të siguruar tre pikët për Liverpoolin.

City mendoi se kishte kaluar në epërsi në fillim të pjesës kur Phil Foden shënoi, por goli i tij u anulua nga gjyqtari Anthony Taylor për një faull gjatë aksionit.


Guardiola reagoi me zemërim ndaj vendimit dhe më vonë pretendoi se ishte në shënjestër të monedhave të hedhura nga tifozët vendas.

Pas ndeshjes, Guardiola u shpreh i zhgënjyer me gjyqtarët, ndërsa tha thjesht: “Ky është Anfield”.

Por, në fund të lojës, trajneri i Cityt mund të shihej duke shtrënguar sportivisht duart me shënuesin e golit të fitores, Salah.

Dyshja shkëmbyen disa fjalë, me Salah që mbuloi gojën, por Guardiola foli hapur para kamerave.

Lexuesi profesionist i buzëve, John Cassidy, ka analizuar bisedën e tyre dhe beson se e di se çfarë i tha Guardiola sulmuesit të Liverpoolit.

“Kalo një sezon të mirë, lojë e mirë gjithashtu nga ti”, ka zbuluar Cassidy për The Mirror.

Guardiola më pas u fsheh pas Salah për një moment, por ai u kthye përsëri të flas dhe Cassidy beson se ai saktë çfarë tha.

“Nuk ka asnjë dyshim për këtë, jo ndoshta – definitiv. Është e qartë, definitive”, thuhet t’i ketë thënë Guardiola-Salahut.

Është sugjeruar se Guardiola mund t’i referohej golit të anuluar të Foden, i cili u anuluar pasi Taylor u konsultua me monitorin e fushës. /Telegrafi/