Procedurat disiplinore në vend se t’i ndëshkojnë gjyqtarët dhe prokurorët, ato po vlerësohet se po u krijojnë atyre favore. Njëjtë besohet se u tentua të ndodhë edhe me rastin e kryeprokurorit në suspendim të Prokurorisë së Gjakovës.
Këshilli Prokurorial i mban sekrete procedurat disiplinore të cilat është duke i zhvilluar ndaj prokurorëve.
Kryeprokurori i suspenduar i Gjakovës, Ramiz Buzhala, është personi i fundit brenda sistemit prokurorial, ndaj të cilit po zhvillohen procedura disiplinore.
Kërkesë për inicim të procuedurës disiplinore, Këshilli Prokurorial ka pranuar edhe për shtatë prokuror të tjerë.
Megjithatë, nga KPK-ja nuk i ka dhënë detaje Televizionit Dukagjini se për cilat raste po zhvillohen hetime ndaj prokurorëve.
Vitin e kaluar, Këshilli, ka shqyrtuar 14 kërkesa për fillim të procedurës disiplinore, prej të cilave në dy raste ka shqiptuar vërejtje, kurse në të tjerat ose janë liruar nga përgjegjësia ose janë bartur për vitin 2022.
Labinot Leposhtica nga BIRN, tregon se prokurorët dhe gjyqtarët procedurat disiplinore shpesh i kthejnë në favor të tyre.
“Shpesh në Kosovë procedura disiplinore përdoret si një shmangje për t’i ikur përgjegjësisë penale… Sanksionet disiplinore këtu janë shumë të buta, edhe në fakt pothuajse asnjëherë nuk e pasqyrojnë peshën e veprimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, e kjo në instancë të fundit e dëmton edhe më tej besimin e qytetarëve në mekanizmat e brendshme të Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial”, ka thënë Leposhtica.
Një veprim të tillë, tentoi ta bënte edhe kryeprokurori i suspenduar i Gjakovës, Ramiz Buzhala.
Buzhala gabimisht ia kishte dërguar mediumit kallxo.com pyetjet e një testi të Prokurorisë, çka bëri që ai të suspendohet.
“Konsideroj që do të duhej të kishte vend të paktën për ndonjë hetim penal, me e pa se si ka rrjedhë rasti. E çka ka ndodhë në praktikë është që atij i është ofruar gjatë procedurës së negocimit një marrëveshje për transferim në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, në Departamentin e Krimeve të Rënda, çka unë do ta cilësoja si një shpërblim e jo si një sanksion disiplinor”, ka shtuar ai.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit, kjo marrëveshje nuk ka kaluar.
Sikur KPK-ja, edhe Këshilli Gjyqësor ka themeluar disa panele hetimore gjatë këtij viti.
Nga 16 panelet, KGJK-ja ka ranuar 12 raporte me fakte dhe prova të mbledhura, përderisa për Televizionin Dukagjini kanë treguar se i kanë shqyrtuar nëntë prej tyre.
Prej tyre, vetëm një raport për shkak të parashkrimit është hëdhur poshtë, kurse në tetë të tjera janë shqiptuar sanksione disiplinore, mes tyre edhe ulje e pagës prej 30% për katër muaj për kryetaren e Themelores së Mitrovicës, Liljana Stevanoviq.
Ajo u dënua pasi mori pjeë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në Serbi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?