Të enjten u mbajt në Bruksel takimi i Grupit Punues, ku në rend të ditës ishte diskutimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Mbledhja ishte e mbyllur për media ndërkaq u bë e ditur se u theksua që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.
Propozimi u tha se është bërë nga zyrtarët francezë, ndërkaq është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.
E pas përfundimit të takimit, Presidenca çeke e BE-së ka thënë se shteti i Kosovës i ka përmbushur dhe vazhdon t’i përmbushë kriteret për liberalizim të vizave.
“Më 13 tetor, Grupi Punues për vizat i Këshillit të BE-së e ka mbajtur diskutimin e parë për liberalizimin e vizave për Kosovën nën Presidencën çeke. Komisioni Evropian ka prezantuar raportin e përditësuar teknik për këtë temë i cili rikonfirmon që Kosova vazhdon të përmbushë kriteret për liberalizimin e vizave.
Grupi i Punës përshëndeti gjerësisht rihapjen e diskutimit mbi subjekt dhe në përgjithësi mbështeti procesin e liberalizimit të vizave. Për të përparuar në këtë çështje do të jetë e nevojshme të sqarohen një sërë temash të lidhura dhe të vazhdohet diskutimi”, thuhet në njoftimin e Presidencës çeke, transmeton Telegrafi.
Por çfarë është EITAS, që Franca e kushtëzoi liberalizimin e vizave për Kosovën?
ETIAS do të jetë një sistem i automatizuar IT i krijuar për të identifikuar çdo risk që lidhet me një vizitor të përjashtuar nga viza që udhëton në Zonën Schengen.
Gjithë shtetasit e vendeve të treta të përjashtuar nga viza, që planifikojnë të udhëtojnë në zonën Schengen do të duhet të aplikojnë për autorizim udhëtimi përmes sistemit para udhëtimit të tyre.
Informacioni i mbledhur përmes sistemit, në respekt të plotë me të drejtat themelore dhe mbrojtjen e të dhënave do të mundësojë verifikim të avancuar të rrisqeve potenciale për sigurinë apo migrimin e parregullt.
Autorizimi ETIAS nuk është vizë. Shtetasit e vendeve me liberalizim të vizave sërish do të mund të udhëtojnë pa viza, por do t’u kërkohet, si kusht i detyrueshëm për hyrje në zonën Schengen, që të marrin një autorizim para udhëtimit të tyre. Me qëllim që të vendoset nëse do të jepet apo refuzohet një kërkesë për të udhëtuar në BE, sistemi do të kryejë kontrolle të mëparshme dhe do të japë apo refuzojë autorizimin e udhëtimit.
Ndonëse vendimi përfundimtar për të lejuar apo refuzuar një hyrje do të merret gjithnjë nga rojat kombëtare të kufirit që kryejnë kontrollet kufitare në kuadrin e Kodit të Kufijve Schengen, verifikimet paraprake të udhëtarëve të vendeve të treta të përjashtuar nga vizat do t’i lehtësojnë kontrollet kufitare dhe do të sigurojnë një vlerësim të koordinuar dhe të harmonizuar të riskut të shtetasve të vendeve të treta, si dhe do të reduktojnë shumë numrin e refuzimeve të hyrjes në pikat e kalimit të kufirit.
Vlefshmëria e autorizimit të udhëtimit do të jetë 3 vjet (ose deri në datën e mbarimit të afatit të dokumentit të udhëtimit).
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pranuar se disa shtete në Grupin e Punës për vizat kanë kërkuar që liberalizimin e vizave për Kosovën ta lidhin me disa elemente të tjera, sipas tyre, teknike, por që për Kosovën cilësohen si kushte të reja.
Bislimi tha se edhe vetë Bashkimi Evropian e di që ka një dakordim për të mos pasur kushte shtesë përtej atyre 95 kritereve të cilat Kosova i ka përmbushur.
Ai e pranoi se ka tendenca për ta lidhur liberalizimin e vizave me sistemin ETIAS.
“Kushti kryesor është që liberalizmi të hyjë në fuqi kur BE fillon ta funksionalizojë sistemin ETIAS, i cili përdoret për identifikimin apo regjistrimin e personave që udhëtojnë drejt BE-së nga ato vende të cilat e kanë marrë regjimin e lirë të vizave. Mirëpo, duke qenë se ky është proces teknik, dhe nuk dihet data se kur mund të fillojë, edhe BE vetë është kundër kësaj, meqë duket si kusht shtesë dhe ka një dakordim që nuk do të ketë kushte shtesë dhe nuk mund të lidhet një mendim politik me një kriter teknik, i cili nuk dihet se kur mund të fillojë”, tha Bislimi.
Mirëpo, duket se Franca nuk ka pasur vetëm një kërkesë, kjo pasi Bislimi tha se është kërkuar edhe harmonizimi i sistemit të vizave me atë të Bashkimit Evropian.
“Elementi i dytë që është diskutuar ka të bëjë me harmonizimin e sistemit kosovar të vizave me të Bashkimi Evropian. Ka një sërë shtetesh të cilat e gëzojnë regjimin e lirë në Kosovë por që janë me regjim të vizave me BE. Ka një kërkesë nga Franca që Kosova ta harmonizojë këtë sistem me atë të BE-së, po flasin për 18 shtete sosh, por edhe ky qëndrim nuk është se ka marrë miratim apo aprovim për shkak se asnjë nga këto 18 shtete asnjëri prej tyre nuk është në mesin e 30 shteteve që kanë numrin më të madh të emigrantëve në BE dhe për shkak se një sistem, apo harmonizim i tillë nuk ekziston në vendet rreth Kosovës”, vijoi Bislimi.
Por për ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, sot nuk ishte dita e vendimit për liberalizimin e vizave. Ajo e ka mirëpritur vendosjen e çështjes së liberalizimit të vizave në agjendën e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Gërvalla ka thënë se “sot në Bruksel, procesi i liberalizimit të vizave shënoi një hap shumë të rëndësishëm përpara”.
“Diskutimi i mbajtur në Grupin Punues për Viza të Këshillit të BE-së, siç njoftoi edhe Presidenca çeke, ishte shumë pozitiv dhe përkrahës. Para vendeve anëtare, Komisioni konfirmoi edhe një herë se Kosova i ka plotësuar dhe vazhdon t’i plotësojë të gjitha kriteret për liberalizim vizash dhe rekomandimi pozitiv që Komisioni ka bërë qysh në vitin 2018 mbetet i vlefshëm”, ka thënë Gërvalla përmes një postimi në Facebook, transmeton Telegrafi.
“Ne e mirëpresim vendosjen e çështjes së vizave në agjendë të Këshillit, për herë të parë në këtë formë. Po ashtu falënderojmë Kryesuesen e radhës të Këshillit, Republikën e Çekisë, për angazhimin që procesi të ecë përpara sa më parë. i jemi falënderues vendeve anëtare që shprehin përkrahje për procesin që do duhej përmbyllur me heqjen e barrikadave të izolimit për qytetarët e Republikës së Kosovës”.
“Siç e kemi thënë edhe më parë, sot nuk ishte dita e vendimit. Sot ishte dita e nisjes së fazës së fundit të këtij procesi, i cili kohë të gjatë ka vendnumëruar, por që tani është në lëvizje dhe drejt zgjidhjes së tij, ashtu siç e meritojnë qytetarët e Kosovës prej kohësh”, ka shkruar Gërvalla.
E gazetarja e RTK-së në Bruksel, Gjeraqina Tuhina ka thënë se Franca nuk e ka kushtëzuar liberalizimin e vizave por ka dashur që ky proces të lidhet me procese të tjera siç thash çështja e ETIAS.
Ajo tha se nëse nuk mund të thuhet se ka qenë ditë pozitive, atëherë nuk ka qenë ditë negative.
Vetë fakti sipas saj që asnjë shtet nuk është deklaruar qartazi kundër liberalizimit tregon se ka sinjale pozitive.
“Franca nuk e ka kushtëzuar së paku jo sot. Franca ka shprehur dëshirën që ky proces të lidhet me procese të tjera siç thash çështja e ETIAS-it, çështja e riatdhesimit dhe çështja e përshtatjes me regjimin e vizave. A do insistojë Franca në këto kërkesa mbetet të shihet”, tha ajo.
Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, thotë se lajmi për kushtëzimin e Francës duhet marrë me urtësi pasi ende nuk dihet me saktësi se çfarë është diskutuar në takimin e sotëm brenda grupit punues të Këshillit të BE-së për vizat.
Shasha, përmes një postimi në Facebook, tha se nesër do të vazhdojë diskutimi, e kështu edhe pasnesër edhe gjatë ditëve në vijim, prandaj është e rëndësishme që të mos nxirren përfundime.
“Të mos ngutemi me nxjerrjen e përfundimeve të parakohshme, por të presim të zhvillohen këto diskutime dhe më pastaj të kuptojmë më saktë çfarë është rezultati i tyre”, tha ai pas publikimit të lajmit se Franca, me mbështetjen edhe të disa vendeve të tjera, ka kërkuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.
E ish ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se mbetet e pakuptueshme se si institucionet aktuale të Kosovës ringritën shpresat e qytetarëve dhe aktualizuan çështjen e liberalizimit, pa qenë të mirëinformuar se ende ka çështje ‘teknike’ të pasqaruara bilaterale me disa shtete anëtare.
Haradinaj, e cila edhe para takimit të sotëm të Grupit Punues të Këshillit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave, ka thënë se “procesi i liberalizimit e definon saktë marrëdhënien jofunksionale të Kosovës me BE-në: shpërfillëse, të pabarabartë, dhe politike”.
“Ndonëse me shumëfish më shumë kritere se vendet tjera rreth nesh, të vendosura në një marrëdhënie të qartë kontraktuale me BE-në, çështje kryesisht të natyrës teknike jo rrallë janë keqpërdorur nga BE për të kushtëzuar procese tërësisht politike në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Telegrafi.
Pas kushtëzimit të Kosovës me ETIAS, për liberalzimin e vizave, ka reaguar këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger.
Schneeberger, përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se BE po gjen vazhdimisht arsyetime të reja për vizat.
“Gjithmonë arsyetime të reja për të vazhduar diskriminimin ndaj Kosovës në drejtim të liberalizimit të vizave. Këtë herë është #ETIAS ai që do të lidhet me liberalizimin e vizave të Kosovës. Kjo nuk duhet të vazhdojë kështu”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Schneeberger muaj më parë kishte nisur mbledhjen e nënshkrimeve përmes një peticioni online, ku kërkonte heqjen e vizave për Kosovën. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRamadani kërkon të mos lejohet Stoilkoviq në takimin e dy qeverive: Ka agjendë anti-shqiptare, është njëjtë sikur të jetë Vulini aty
Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës
Haradinaj paralajmëron mundësinë e destabilizimit të veriut nga Vuçiqi para zgjedhjeve në Kosovë
Haziri akuzon Kurtin për sofizëm dhe mashtrime: Besimtarët e tij do të shokohen
Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë, policia nis hetimet
Arrestohet i dyshuari në Leposaviq – e incizoi të dashurën derisa ishte në gjumë dhe videot i publikoi në rrjetet sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit