LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Bisedova me Bidenin për mbrojtjen kundërajrore

Zelensky: Bisedova me Bidenin për mbrojtjen kundërajrore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Joe Biden lidhur me mbrojtjen kundërajrore, pasi Rusia sot kreu një sërë sulmesh ajrore mbi qytetet ukrainase, raporton Reuters.

“Kemi zhvilluar një bisedë produktive me presidentin amerikan. Tema kryesore ka qenë mbrojtja kundërajrore. Aktualisht është prioriteti numër sa i përket bashkëpunimit tonë në fushën e mbrojtjes”, ka shkruar Zelensky në profilin e tij, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër nga sulmet e sotme ajrore ruse mbi qytetet ukrainase, kanë humbur jetën 11 persona dhe mbi 60 tjerë janë plagosur. E pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shfaqin tmerrin rus.


Ndërkaq presidenti rus Vladimir Putin sikur të mos ishte kënaqur me vrasjen e civilëve, ka vazhduar me kërcënime duke thënë se do të ketë sulme tjera më të fuqishme, nëse ukrainasit fillojnë ndonjë sulm të ri ndaj rusëve.

E nga kundërofensiva ukrainase, shumë njësi ushtarake të Moskës janë zmbrapsur në rajone të ndryshme të territorit të Ukrainës.

Madje ukrainasit po arrijnë të çlirojnë shumë qytete e fshatra, që deri vonë kontrolloheshin nga rusët dhe që tani janë nën kontrollin e Kievit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit

Evropa
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
Kalo në kategori