Nga: Katy Hessel / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
E veshur me çador dhe duke mbajtur tytën e armës përballë fytyrës, një grua na shikon. Është sfiduese, e përcaktuar, militante, e guximshme. Titulli i veprës, “Heshtja rebele”, ngjall ndjesinë e saj të qetë për fuqinë. Vështrimi i saj i palëkundur sugjeron bindje dhe besim. Në fytyrën e saj, me farsin e shkruar me dorë, është një poezi që përqendrohet te feminizmi që ka të bëjë me ligjin që hyri në fuqi gjatë revolucionit iranian të vitit 1979, që edhe sot kërkon që të gjitha gratë iraniane të mbajnë mbulesa në publik. “Teksti i shkruar është zëri i fotografisë”, tha artistja Shirin Neshat. “Kjo e thyen heshtjen e gruas së qetë”.
Pasi jetoi në ekzil – për 11 vjet larg Iranit, e ndarë nga familja – në vitin 1990 Neshat u kthye në vendin e saj lindjes. U largua si adoleshente, kur po hidheshin themelet e revolucionit islamik, dhe vazhdoi studimet në ShBA. Pas kthimit, vendi i saj ishte i transformuar.
E interesuar për t’u përfshirë në historitë e grave që jetuan dhe i dhanë formë revolucionit, si dhe për t’u lidhur kulturalisht dhe emocionalisht me trashëgiminë e saj, Neshat iu drejtua fotoaparatit. Duke kryer intervista, duke lexuar dhe duke folur me miqtë, i mblodhi gjetjet e saj në një fjalor vizual që rezultoi në dy seri të fuqishme fotografike: “Heqja e mbulesës” (1993-4) dhe “Gratë e Allahut” (1993-7).
Neshat u përqendrua në një grup të grave fetare, të cilat, në prag të revolucionit u bënë “vullnetarisht militante”. Imazhet e saj hapën dialogun për rolin e gruas dhe trupat e tyre, në refuzimin e imperializmit perëndimor dhe në idenë e martirizimit. Rezultatet janë të mbushura me simbole kontradiktore: me dhunë dhe feminitet, pushtet dhe nënshtrim, fe dhe politikë, dashuri dhe vdekje. “Gratë e Allahut”, tha Neshat, “pyeten se si gratë e tilla qëndronin në atë kryqëzim të dashurisë, të besimit, të devocionit – e të njëjtën kohë të mizorisë, të dhunës dhe në fund të fundit të vdekjes”.
I kaloi elementet e saj: “Arma sugjeronte dhunën që erdhi me regjimin islamik; mbulesa, edhe si simbol i represionit për ata që janë kundër hixhabit të detyrueshëm; dhe, nënshtrimi për gratë jashtëzakonisht fetare”.
Duke e përdorur trupin e femrës – që sipas fjalëve të Neshatit është “përdorur si fushëbetejë për retorikën fetare dhe ideologjike të meshkujve” – vepra nxjerr në dritë diskutimet e gjata dhe të vazhdueshme rreth kontrollit të grave dhe mënyrës se si ato vishen nga ata në pushtet. Gjatë mbretërimit të Reza Shahut 1925-41, gratë me forcë hoqën mbulesën. Pas revolucionit të vitit 1979, ato iu nënshtruan ligjeve të detyrueshme të hixhabit. Sot po protestojnë me guxim.
Gjatë javëve të fundit, pas vdekjes së Mahsa Aminit, qindra protesta kanë shpërthyer në rrugët e Iranit. Ajo ishte grua e shëndetshme 22-vjeçare, e cila teksa vizitonte Teheranin me familjen e vet, u ndalua nga policia e moralit për mbajtjen e hixhabit në mënyrë “të pahijshme”. Amini u dërgua në një qendër paraburgimi dhe vdiq tri ditë më vonë në rrethana të dyshimta, teksa ishte në paraburgim nga policia.
Duke qëndruar guximshëm në solidaritet me Aminin, gratë anembanë Iranit – dhe botës – kanë prerë flokët, kanë hequr shamitë, kanë djegur hixhabet dhe kanë organizuar demonstrata. Teksa qeveria iraniane e ka mbyllur qasjen në internet, videot që qarkullojnë në mediat sociale kanë dokumentuar një nga revolucionet më domethënëse që ka ndodhur për gratë në kohët moderne. Këto video zbulojnë gjithashtu dhunën, panikun dhe frikën e tmerrshme që u është shkaktuar protestueseve.
Heroizmi është i mahnitshëm. Një protestuese, duke folur pa emër në CNN, deklaroi: “Nuk jemi të frikësuara. Jemi të indinjuara. Njerëzit mendojnë se jemi brezi i mëparshëm – se nëse ata e bëjnë këtë, ne thjesht do të ndalemi. Nuk do të ndalemi. Për ne është rrugë me një drejtim. Ata do të marrin edhe më shumë njerëz në paraburgim, do t’i torturojnë, përdhunojnë. Ky nuk është fundi.”
Derisa seria e Neshatit i ka rrënjët te gratë e lidhura me revolucionin e vitit 1979, vështrimi i tyre evokon vendosmërinë e sotme të protestueseve. Fakti se vepra është ndaluar nga Irani, nxjerr në pah konservatorizmin e vendit. “Menjëherë pasi bëra serianë ‘Gratë e Allahut’”, tha Neshat, “u bë shumë e diskutueshme. Qeveria e pa si kritike dhe e sulmoi si antirevolucion. Më këshilluan të mos kthehesha”.
Farsi i shkruar me dorë, në fytyrën e gruas në “Heshtjen rebele”, është poema e Tahereh Saffarzadehit, “Besnikëria me vigjilencën”. Kombinuar me fotot e saj të fuqishme, teksti flet për trimërinë e grave në revolucionin e vitit 1979, po aq sa edhe për ato që protestojnë sot: “O martire / mbaji duart e mia / Me duart tua / Prerë nga mjetet tokësore / Mbaji duart e mia, / Jam poetja jote. / Me trup të dëmtuar. / Kam ardhur të jem me ty / dhe, në ditën e premtuar, / do të çohemi përsëri”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A