LAJMI I FUNDIT:

FMN ndau 1.3 miliard dollarë për Ukrainën

FMN ndau 1.3 miliard dollarë për Ukrainën

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka miratuar disbursimin e 1.3 miliard dollarëve për Ukrainën në kuadrin e Mjetit të Financimit të Shpejtë (RFI) për të ndihmuar në plotësimin e nevojave urgjente të bilancit të pagesave shkaku i deficitit të shkaktuar nga vështirësitë e eksportit të grurit, njoftoi organizata ndërkombëtare.

Shtrirja dhe intensiteti i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më shumë se shtatë muaj më parë, ka shkaktuar vuajtje të mëdha njerëzore dhe probleme ekonomike, shkruan në deklaratën e FMN-së.


Ata treguan se, mes zhvendosjes masive të popullsisë dhe shkatërrimit të banesave dhe infrastrukturës kryesore, GJDP-ja reale e Ukrainës parashikohet të bjerë me 35 për qind në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021 dhe se nevojat për financim mbeten shumë të larta.

Drejtoresha e FMN-së, Kristalina Georgieva tregoi në një deklaratë me shkrim se deficiti fiskal i Ukrainës është rritur në nivele të paprecedentë, raporton reuters.

“Autoritetet ukrainase meritojnë kredi për ruajtjen e një shkalle të konsiderueshme të stabilitetit makro-financiar në këto rrethana jashtëzakonisht sfiduese. Ndërsa ekonomia i përshtatet luftës së zgjatur, politikat kryesore makroekonomike synonin ruajtjen e shpenzimeve prioritare, lehtësimin e presionit mbi monedhën kombëtare hryvnia dhe rezervat valutore, si dhe ruajtjen e stabilitetit financiar”, tha Georgieva.

Ajo vuri në dukje se në këtë kontekst dhe në dritën e nevojave të vazhdueshme urgjente të bilancit të pagesave, përfshirë deficitin e madh në eksportet e grurit, FMN miratoi financime të reja urgjente për Ukrainën në shumën totale prej 1,005.9 miliard të drejta të veçanta tërheqjeje, ose rreth 1.3 miliard dollarë amerikanë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori