Cili ushqim bimor, pos mishit, është plot zink: Mineralin më të rëndësishëm për imunitetin mund ta gjeni në këto produkte!
Zinku është nutrien esencial i cili është i domosdoshëm për funksionim të drejtë të sistemit të imunitetit dhe metabolizmit
Edhe pse na duhen vetëm sasi të vogla, zinku është minerali më i bollshëm në trupat tanë pas hekurit.
Sasi të mjaftueshme zinku mund të merren nëpërmjet ushqimit, posaçërisht është e rëndësishme që t’i përkushtojnë kujdes në sezonin e ftohjeve, viruseve dhe gripit, transmeton Telegrafi.
Sistemi ynë imunitar paraqet një armatë qelizash dhe mekanizmash mbrojtës të nevojshëm për luftën kundër baktereve dhe viruseve të cilët mund të çojnë në infeksione, ndërsa zinku është jashtëzakonisht i rëndësishëm për forcimin e imunitetit.
Cilat janë shenjat e mungesës së zinkut?
▪ ftohjet dhe infeksionet e shpeshta
▪ thatësi dhe vrazhdësi e lëkurës
▪ shërimin e ngadalshëm të plagëve, rënien e flokëve (përfshirë qimet e vetullave dhe qerpikëve)
▪ humbje oreksi dhe humbje peshe e papritur
▪ përshtatje e vështirë e syve me errësirën
▪ sjellje apatike, harrese dhe ndjenja depresive
▪ impotencë dhe infertilitet (të dy gjinitë)
Një dietë e ekuilibruar dhe e larmishme është furnizuesi më i mirë i këtij minerali për trupin. Zinku është më i bollshëm në ushqimet me origjinë shtazore, veçanërisht në mishin e kuq, pasuar nga vezët dhe produktet e qumështit. Megjithatë, njerëzit që kanë zgjedhur një dietë vegane, me një plan të mirë dhe ushqime bimore të zgjedhura mirë të pasura me këtë mineral, mund të marrin gjithashtu një sasi të mjaftueshme zinku përmes ushqimit.
Ushqimet me prejardhje bimore të cilat përmbajnë më së shumti zink janë: bishtajoret (qiqrat, thjerrëzat dhe fasulja), frutat arrore (kikirikët, arrat indiane dhe bajamet).
Gjithashtu, ky mineral është i pranishëm, por në një masë më të vogël në çokollatën e zezë dhe në drithëra të plota.
Burimet vegane të zinkut janë thekonet e tharmit nutritiv, të cilat kanë sasi të mëdha zinku nga 6 mg në një lugë supe. Po ashtu, vetëm dy lugë fara kungulli dhe 2 lugë fara luledielli të hedhura mbi ushqimin e kafjallit do të sigurojnë 3,5 mg zink. Shtoni një grusht shqeme për 1.8 mg të tjera.
Tempeh është një produkt soje i fermentuar dhe është një shtesë e shkëlqyer për çdo dietë për shkak të pasurisë së saj me proteina, si dhe 1.8 mg zink për 100 g. Nëse ju pëlqen quinoa ose orizi kaf, qëndroni të qetë duke ditur se do të merrni 1.6 mg zink me çdo porcion. Shtimi i drithërave si quinoa ose orizi kaf në dietën tuaj është një mënyrë e shkëlqyer për të shtuar zink në vaktet tuaja.
Burime të tjera të zinkut janë buka integrale, kuskusi, farat e susamit, fasulet e pjekura, kikirikët, tërshëra, farat e kërpit, spinaqi, qiqrat, thjerrëzat, kërpudhat, arrat dhe tofu.
Ka shumë ushqime bimore që ofrojnë zink, dhe këto janë ushqime që zakonisht konsumohen në një dietë të plotë, me bazë bimore. Nëse ndiqni një dietë vegane, ngrënia e ushqimeve të plota bimore në vend të ushqimeve të përpunuara sa më shumë që të mundeni, do të mbështesë marrjen tuaj të lëndëve ushqyese jetike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur