LAJMI I FUNDIT:

Ekzotika vjeshtore: Lulja e vjeshtës që lulëzon deri në dimër

Ekzotika vjeshtore: Lulja e vjeshtës që lulëzon deri në dimër

Kjo bimë barishtore, e ngjashme me kreshtën e gjelit, rritet nëpër kopshte e lulishte për zbukurim

Lafsha e gjelit (Celosia cristata) rritet shumë lehtë dhe pasi të mbillet, qëndron në oborr për vite me radhë.


Kjo lule e mrekullueshme e do shumë diellin, e përballon shumë mirë thatësinë dhe është në gjendje të lulëzojë deri në acaret e para. Sapo të lulëzojë, hiqjani pjesët e vyshkura dhe ajo do të këndellet dhe sërish do të lulëzojë.

Pasi që përmban një paletë të gjerë ngjyrash, ju duhet vetëm të zgjidhni cilën ngjyrë të lafshës së gjelit doni ta kultivoni: të verdhë, të kuqe, të portokalltë apo të trëndafiltë. Madje ka edhe varietete me dy ngjyra, transmeton Telegrafi.

Rritet në formë shkurreje dhe mund të arrijë deri në dy metra lartësi, por më shpesh deri në 120 centimetra. Lulet zgjasin deri në 8 javë, por sapo t’ia hiqni pjesët e vyshkura, lulja sërish do të lulëzojë.

Kur fidanët mbillen në grupe, lulet duken si flakë, prandaj kjo lule shumë e bukur edhe ka marrë emrin celosia, që në greqisht do të thotë “flakë”.

Ka disa varietete të lafshës së gjelit të cilat dallojnë edhe nga ngjyra e fletëve të cilat varen nga ngjyra e luleve.

Sipas nuancës në të cilën e ka kjo lule, lehtë mund të parashikohet se çfarë ngjyre do të ketë. Për shembull, bima me lule të verdha ka fletët dhe kërcejtë të gjelbër-të verdhë, të kuqe të gjelbër-të kuqe etj.

Gjëja më e mirë e kësaj bime është se pasi të mbillet, do të vazhdojë të riprodhohet vetë me sukses, është e nevojshme vetëm që kur të mbijë në pranverë, ta mbillni në vendin ku u rrit më parë. Mbillet në fillim të pranverës në mars, fillimisht në kavanoza dhe më vonë kur bima arrin lartësinë disa centimetra, ajo zhvendoset. Në prill, ajo mund të mbillet direkt jashtë.

Mbjellja

Kur lulet lulëzojnë, ato fillojnë të humbasin ngjyrën e tyre dhe farat e zeza mbeten në qendër. Mblidhini në një enë më të gjerë, vendosini poshtë luleve të lulëzuara dhe shtypni butësisht me gishta në mënyrë që farat të bien në enën që mbani më poshtë.

Vitin e ardhshëm do të përshëndeteni nga një shpërthim ngjyrash dhe një surprizë e këndshme kur bëhet fjalë për kombinimin e ngjyrave që varen nga sa lloje të kreshtave të gjelit keni pasur dhe si kanë arritur të kryqëzohen me njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
Një natë në këtë hotel kushton 19 mijë euro. Këtu flini, hani dhe pini me kafshët e detit

Një natë në këtë hotel kushton 19 mijë euro. Këtu flini, hani dhe pini me kafshët e detit

Çfarë të vizitosh
A ekziston me të vërtetë magjia e zezë apo 'sehiret' - si mund të shpëtojmë prej tyre?

A ekziston me të vërtetë magjia e zezë apo 'sehiret' - si mund të shpëtojmë prej tyre?

Kërshëri
Sa duhet të zgjasë një mashkull në shtrat?

Sa duhet të zgjasë një mashkull në shtrat?

Intimitet dhe Pasion
A e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar

A e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar

Stil
Ja mënyrat për “të çmendur” një femër në shtrat

Ja mënyrat për “të çmendur” një femër në shtrat

Lifestyle
Kalo në kategori